• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të Vangjel Zijaj, i dënuar në Itali me 29 vite burg për trafik droge

by
03/04/2022 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Vangjel Zijaj allias Arben Gropa, vlera e të cilës shkon deri në 800 mijë euro.

Ai akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale. Prokuroria kërkon konfiskimin e një ndërtesë 6 katëshe plus një kat shtesë në pronësi të Zijajit dhe kalimi i saj në pronësi të shtetit.

Zijaj rezulton i dënuar nga autoritetit italiane të drejtësë me më shumë se 29 vite burg në fushën e narkotikëve, nxitje, shfrytëzim e favorizim prostitucioni të kryera nga organizata kriminale.

Organi i akuzës thekson se ai ka ndërtuar objektin 6-katësh pas kryerjes së veprës penale për të cilën është dënuar nga shteti italian. Dhe duke qenë se kjo pasuri nuk justifikohet me burim tjetër të ligjshëm në përfundim të gjykimit është kërkuar konfiksimi i vlerës ekuivalente të kësaj pasurie ne pasuri të tjera të ligjshme të të pandehurit.

NJOFTIMI

Të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të çdo pasuri të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa), vlera e së cilës i korrespondon produktit të veprës penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, – objektit ndërtimor të tjetërsuar në formën e kontratave të shitblerjes tek persona të tretë, vlerësuar sipas aktit të ekspertimit në 800.000 euro.

Me vendimin nr.103 datë 10.03.2022, pranohen konkluzionet e prokurorit dhe Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur përfundimisht:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa) për kryerjen e veprës penale te “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1, gërmat “a” dhe “d” i K.Penal dhe dënimin e tij me 05 vite burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Romerto Gropa, (Kristian Gropa) për kryerjen e veprës penale te “Pastrimi i produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “d” e K.Penal dhe dënimin e tij me 03 vite 04 muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “ç” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, lidhur me produktin e tjetërsuar të veprës penale objekt ndërtesë 6 kate+shtesë një kati në pronësinë e Vangjel Zijaj (Arben Gropa), të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit te çdo pasuri tjetër të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa), vlera e së cilës i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, objektit ndërtimor të tjetërsuar, i vlerësuar sipas aktit të ekspertimit vlerësues të sipërcituar.

4. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “b” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i automjetit të të pandehurit Vangjel Zijaj (Arben Gropa).

5. Në aplikim të nenit 36 të K.Penal, pika 1 gërma “b” dhe nenit 190 pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, të kryhet konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i pasurisë i llojit Njësi me sip.147 m², i shtetasit Romerto Gropa.
Nga aktet e procedimit penal rezulton se, shtetasi Vangjel Zijaj (Arben Gropa) është dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë me 29 vjet, 05 muaj e 27 dite burgim, për veprat penale në fushën e narkotikëve, nxitje, shfrytëzim e favorizim prostitucioni të kryera nga organizata kriminale. Ndërsa shtetasi Romerto Gropa (Kristjan Gropa) është dënuar nga Gjykata e Apelit të Brukselit për ekzekutimin e vendimit për veprën penale të prostitucionit.

Lidhur me pasurinë e konfiskuar rezulton se, shtetasi Vangjel Zijaj (Arben Gropa) ka ndërtuar një objekt 6 katësh+shtesë e një kati në proces legalizimi në qytetin e Fierit, ku apartamentet janë tjetërsuar nga i pandehuri në formën e kontratave të shitblerjes tek persona të tretë pas vitit 2002, pikërisht pas kryerjes së veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit nga organizata kriminale në shtetin italian për të cilat është dënuar. Sipas aktit të ekspertimit vlerësues vlera e objektit ka rezultuar 800.000 euro. Duke qenë se kjo pasuri konsiderohet produkt i veprës penale dhe nuk justifikohet me ndonjë pasuri tjetër të ligjshme të të pandehurit dhe familjarëve të tij, në përfundim të gjykimit është kërkuar konfiksimi i vlerës ekuivalente të kësaj pasurie ne pasuri të tjera të ligjshme të të pandehurit.

/b.h

Next Post
Rezulton të jetë bosh valixhja në qytetin e Fierit, ja kush e kishte lënë

Rezulton të jetë bosh valixhja në qytetin e Fierit, ja kush e kishte lënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com