Pas marrjes së dritës jeshile nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili votoi për heqjen e muntetit të deputetit Armando Prenga, Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë dosjen ndaj deputetit.
Tashmë pritet që Gjykata e Lartë të hedhë shortin për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë dhe do të japë masën e sigurisë ndaj deputetit Armando Prenga. Shorti pritet të hidhet ditën e sotme, ndërsa masa e sigurisë mund të zhvillohet edhe ditën e nesërme.