• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria bëhet gati të hedhë poshtë Vetingun, po mblidhen firmat për në Kushtetuese

by Aalison Pearse Stevens
18/10/2016 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

EKSKLUZIVE JAVANEWS/Për ligjin e vetingut, Gjykata Kushtetuese mund të ketë më shumë se një ankimim, në seancën e parë të shqyrtimit të kësaj çeshtjeje. Javanews ka mësuar se pas opozitës, edhe prokuroria po bëhet gati ta kontestojë zyrtarisht ligjin e kontrollit të gjyqtarëve e prokurorëve. Sipas informacioneve të sigurta, disa prokurori në rrethe dhe Tiranë, me urdhër të titullarëve të tyre kanë nisur të mbledhin firma prokurorësh, për t’ja shtuar ankimmiit zyrtar që do të bëhet në Gjykatën Kushtetuese.

Qëllimi i kësaj nisme ekstreme të një kategorie që preket direkt nga ligji i vetingut dhe më gjerësisht nga reforma në drejtësi, është që të sjellë në tryezën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese një ankimim zyrtar të një grupi interesi. Kjo do ta shkarkonte kushtetuesen nga barra e shqyrtimit të një ankimimi me natyrë politike, duke e kthyer rastin në fjalë në një aferë të drejtësisë, e jo vetëm të politikës.

Burime nga prokuroria i thanë Javanews se deri tani në listën e firmosësve ndodhet një pjesë e madhe e kontigjentit të prokurorëve në shkallë republike, ndoshta mbi 50% e listës totale. Çka do të thotë se edhe nisma konkrete për të anikimuar zyrtarisht vetingun, nuk është një iniciativë dosido e një grupi anonim prokurorësh, por një gjest që ka brenda vullnet të lartë politik brenda institucionit. Mësohet gjithashtu se ankimimi po synohet të bëhet si trupë prokurorësh, e jo si shoqata. Pra po kërkohet të jepet idea që pas kësaj kërkese ndodhen të gjithë prokurorët e republikës, e jo vetëm shoqatat që i përfaqësojnë ata. Përveç kësaj mësohet se shoqatat e prokurorëve kanë refuzuar të bëhen palë në këtë nismë.

Nëse kundër vetingut do të rreshtoheshin zyrtarisht prokurorët, do të ndodheshin përballë të parit rast kur kategoritë e prekura nga vetingu do të ankimonin ligjin në fjalë. Kjo sepse deri tani nuk ka një nismë të ngjashme nga gjyqtarët, të cilët janë shprehur në të shkuarën  në favor të vetingut dhe të paketës së reformës në drejtësi. Lajmi për ankimimin e vetingut nga prokurorët vjen pas deklaratave të fundit të kryeprokurorit Llalla, i cili u tha prokurorëve të mos tremben nga vetingu, por të hetojnë hashashin.

Next Post
Ambasadori i OSBE në Tiranë: Duhet intensifikuar ndjekja penale e trafikantëve

Ambasadori i OSBE në Tiranë: Duhet intensifikuar ndjekja penale e trafikantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In