• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria: 68 vite burg për 11 anëtarët e bandës së drogës

by A R
25/07/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Korçës kërkon dënimin në total me 68 vjet burgim për 7 nga 11 personat e akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, të identifikuar gjatë operacionit “Velçan”, ku u zbuluan rreth 720 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Procesi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, për 4 anëtarë të tjerë të këtij grupi, të akuzuar për të njëjtën vepër penale, po zhvillohen procese gjyqësore të veçuara.

Prokuroria e Korçës kërkon gjithashtu dënimin me gjobë edhe për 4 persona të tjerë, të akuzuar për “Moskallëzim krimi”, pasi nga hetimi ka rezultuar se kanë qenë në dijeni të veprimtarisë së 11 personave të mësipërm, por nuk kanë marrë pjesë aktive në sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Korçës rezulton se:

Në datë 29.10.2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan, Njësia Administrative Lozhan. Bashkia Maliq, ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plasmas. Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap.

Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen, kurse njëri prej tyre (shtetasi Kristjano Tota) është kapur në flagrancë. Nga këqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në të ndodheshin një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dy armë zjarri ku njëra ishte armë zjarri automatike. Nga peshimi i gjithë sasisë së lëndës narkotike të gjetur ka rezultuar se ato ishin me një peshë të përgjithshme prej 722(shtatëqind e njëzet e dy) kg dhe 500 (pesëqind) gramë.

Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Korçës kërkon dënimet, si më poshtë:

Të akuzuar si organizatorë të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike:
1. Mariglen Zaçellari, të dënohet me 12 vjet burgim
2. Mikel Çyçllari, të dënohet me 11 vjet burgim
3. Mirsen Zaçellari, të dënohet me 11 vjet burgim
4. Nikola Blacëri, të dënohet me 10 vjet burgim
5. Kristjano Tota, të dënohet me 9 vjet burgim
6. Geront Latollari, të dënohet me 8 vjet burgim
7. Xhuljano Salaj, të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim

Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”:
8. Rixhens Gorosela, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
9. Martin Kreka, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
10. Enrik Bonollari, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
11. Florenc Leka, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë

Janë në gjykim të veçuar, të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”
12. Elton Tota
13. Gen Tota
14. Nexhip Ibrahimllari
15. Emanuel Çyçllari

(java / r.a)

Next Post

140, komunizëm demokratik? 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In