Prokurori special Robert Muller, i cili po heton bashkëpunimin e pretenduar të Rusisë me pjesëtarë të ekipit të Trumpit gjatë fushatës presidenciale, i ka kërkuar bankës gjermane “Deutsche Bank” të dorëzojë të dhënat e transaksioneve që kanë lidhje me kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Z. Mueller i ka kërkuar bankës të dhëna për transaksione të lidhura me presidentin amerikan, siç raporton agjencia e lajmeve Reuters dhe një gazetë gjermane, shkruan javanews
Deutsche Bank ka hedhur poshtë më parë kërkesa të ngjashme, duke iu referuar ligjeve të privatësisë.
Hetuesit amerikanë po kërkojnë informacion mbi marrëdhëniet që lidhen me Z. Trump si pjesë e një hetimi mbi ndikimin e pretenduar rus në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Deutsche Bank, e cila është një nga huadhënësit më të mëdhenj të Organizatës Trump, në projektet e saj të pasurive të patundshme, tha se nuk do të komentonte mbi asnjë nga klientët e saj, shkruan javanews
Në qershor, banka gjermane hodhi poshtë kërkesat nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së për të dhënë detaje mbi financat e presidentit.
Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Moska u përpoq të ndikonte në zgjedhjet presidenciale në favor të z. Trump.
Pretendohet se hakerat rusë kanë vjedhur informacione lidhur me fushatën e rivalit të tij Hillary Clinton , shkruan javanews
Z. Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo bashkëpunim me Rusinë, duke i quajtur akuzat një “gjueti shtrigash”.
javanews/a.ç










