• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori që arrestoi Fatos Nanon kthehet nga SHBA, kandidon për kreun e BKH

by A R
23/01/2020 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtohen sinjalet se me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të nisë një epokë e re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në SPAK janë të njëjtët emra që kanë qenë te Krimet e Rënda dhe kjo ka bërë pesimistë shumë persona, por BKH duket se do të jetë ndryshe. Ky organ do jetë policia gjyqësore e SPAK dhe nëse kopsiten dosjet aty me prova dhe fakte, nuk ka gjykatë e prokurori që shpëton politikanë dhe bosë krimi. Për këtë arsye SHBA po investon te BKH.

Arben Kraja hapi garën për drejtues të BKH dhe duket se kanë nisur aplikimet e para. Gazeta ka mësuar se janë 7 emra që deri më tani kanë dorëzuar dosjet për të marrë frenat e FBI-së shqiptare. Mes emrave, 4 janë prokurorë, policë dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore. Ndërsa 3 janë shtetas shqiptarë që jetojnë në SHBA. Edhe këta me profesione prokurorë, gjyqtarë apo avokatë. Mes emrave që kanë shfaqur interes nga SHBA është ai i ish-zv/Kryeprokurorit Fatos Dervishi. Ai mbajti këtë post nga viti 1994 deri në vitin 1998. Gjatë kësaj periudhe ka pasur në ngarkim shumë dosje të bujshme, mes të cilave ajo e arrestimit të Fatos Nanos. Dervishi ishte ai që hetoi dhe arrestoi ish-kreun e PS së asaj kohe. Në vitin 1998 ai emigroi në SHBA dhe u vendos në New York. Në shkurt të vitit 2006 ai kaloi provimin e avokatisë në shtetin e New Yorkut. Aty ai ka krijuar një studio ligjore të njohur duke dhënë shërbime avokatie dhe konsulence. Dervishi shfaqi interes për të qenë pjesë edhe e organeve të vetingut, por u skualifikua në atë kohë. Mbetet të shihet tani se çfarë do të vendosë SPAK. Sipas informacioneve, në Prokurorinë e Posaçme është ngritur komisioni që do të përzgjedhë kreun e BKH, anëtarët e të cilit janë: Arben Kraja, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra.

Emrat e tjerë

Gazeta ka mësuar se pranë Prokurorisë së Posaçme kanë shfaqur interes dhe disa emra të tjerë të njohur. I pari është prokurori Adnan Xholi. Ai është folur prej kohësh se do të jetë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Emër tjetër është Artan Shkëmbi. Ai mban postin e kreut të njësisë Task-Forcë në Policinë e Shtetit. Një tjetër emër që ka shfaqur interes është Edi Bardhi, pjesë e Policisë Gjyqësore pranë ish-Krimeve të Rënda. Një tjetër emër që përflitet se do të jetë në garë është Gledis Nano. Ky i fundit është drejtori i Njësisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Po ashtu gazeta ka mësuar se kreu i Policisë Ardi Veliu ka zhvilluar takime me përfaqësues të Policisë Gjyqësore dhe Policisë së Shteti ku ka kërkuar që të ketë më shumë interes për BKH dhe bashkëpunim me SPAK, për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gara për në BKH

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimi do të mbyllet brenda 31 dhjetorit dhe më pas 3 anëtarët e komisionit do të përzgjedhin kryetarin. Ajo që duhet theksuar është se BKH do të jetë në dorë të amerikanëve dhe sipas burimeve do të ketë konsultime me ta. Ndërkohë, përveç Fatos Dervishit janë dhe dy emra të tjerë që janë shqiptarë me origjinë, por që jetojnë dhe kanë nënshtetësi amerikane, të cilët kanë shfaqur interes. Fakti që kemi 3 emra nga jashtë që kandidojnë është një sinjal se SHBA do të vendosë dikë të trajnuar prej tyre, me qëllim që të nisë reprezalja ndaj pushtetarëve.

/a.r

Next Post
Nga shpejtësia e përhapjes, tek origjina… Çfarë duhet të dini për virusin kinez që po vret njerëz

Nga shpejtësia e përhapjes, tek origjina... Çfarë duhet të dini për virusin kinez që po vret njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In