• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga shpejtësia e përhapjes, tek origjina… Çfarë duhet të dini për virusin kinez që po vret njerëz

by A R
23/01/2020 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një virus në Kinë ka marrë jetën e 17 njerëzve dhe është përhapur në disa provinca, si dhe në SHBA, Tajlandë dhe në Korenë e Jugut.

Autoritet u kanë bërë thirrje njerëzve të mos udhëtojnë brenda dhe jashtë Wuhan, qyteti me 11 milionë banorë, ku shpërtheu virusi.

Deri tani janë më shumë se 500 raste të konfirmuara, me origjinë nga një market me ushqime deti që kryente transaksione të paligjshme të kafshëve të egra.

Zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar po monitorojnë fluturimet nga Kina, si një masë paraprake.

Korrespondentët e BBC, të shëndetit dhe shkencës, Michelle Roberts dhe James Gallagher, u janë përgjigjur pyetjeve tuaja në lidhje më këtë virus.

Duke qenë se kemi tre fluturime në javë nga Wuhan në Londër, a duhet të vendosim maska në fytyrë?

Jo. Ende nuk ka raste në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreziku është i ulët. Gripi sezonal është një rrezik më i madh për shëndetin tuaj, sesa ky virusi i ri.

A ka të ngjarë të përhapet si gripi i derrit?

Pritshmëritë janë se ky virus do të jetë më afër sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes Sars, sesa gripit të derrit.

Një nga pyetjet më të shpeshta është nëse përhapet me shpejtësi virusi nga një person te tjetri.

Si e krahasoni shpejtësinë e përhapjes së konfirmuar me shpërthimet e mëparshme? Dhe a ka lidhje me vektorin e transmetimit?

Është shumë e vështirë për t’u kuptuar sesa shpejt përhapet. Por duhet të kemi parasysh se brenda një jave rastet janë bërë nga 40 në 500. Kjo është shifër që të tremb. Shumica e rasteve kanë qenë, por vetëm se janë zbuluar pas mbikëqyrjes. Ka shumë pak informacione mbi shkallën e rritjes.

i përhapet viruesi Sars? Nga e ka zanafillën?

Sars e ka origjinën nga lakuriqi i natës i cili infektoi macen civet, e cila më pas jua kaloi njerëzve.  Disa njerëz u infektuan nga kontakti i drejtpërdrejtë me macet civet. Por gjithashtu përhapej nga një person te tjetri përmes kollës, teshtitjeve dhe sipërfaqeve të kontaminuara.

A ka një mënyrë sesi mund ta parandaloni?

Nuk ka një vaksinë, por duhet të tregoni kujdes me higjienën për të minimizuar rrezikun. Mjekët po përpiqen të diagnostikojnë dhe të izolojnë rastet sa më shpejt dhe të gjurmojnë njerëzit që kanë rënë në kontakt me ta.

Sa shanse ka të që virusi të përhapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë?

Sa më gjatë të vazhdojë kjo situatë aq më shumë njerëz do të infektohen në Kinë. Kjo rrit shanset e përhapjes dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë.

A nevojitet vaksinimi për ta parandaluar këtë sëmundje të frymëmarrjes?

Për momentin, nuk ka asnjë vaksinë që mund të mbrojë njerëzit kundër këtij lloji të koronavirusit, por studiuesit po kërkojnë që të zhvillojnë një të tillë. Është një virus i pashfaqur ndonjëherë dhe kjo do të thotë se mjekët kanë shumë për të mësuar rreth tij.

Do të udhëtoj në Pekin dhe Shanghai në shkurt dhe doja të dija çfarë masash paraprake duhet të marr ndërsa jam atje?

Bazuar në informacionet aktuale, Organizata Botërore e Shëndetit nuk ka rekomanduar kufizime në udhëtime apo tregti. Ju duhet të rishikoni këshillat e fundit që do të jepen, para se të niseni.

A prek virusi çdo person që ka udhëtuar në Kinë muajt e fundit, për shembull tetor 2019?

Rastet e para të virusit u evidentuan në qytetin kinez Wuhan, në dhjetor të 2019. Nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar, para këtij muaji. Ende nuk dihet sesi virusi u bë infektues për njerëzit. Ekspertët besojnë se rastet e para u transmetuan nga një kafshë.

A po planifikojnë aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar të kontrollojnë mbërritjet. Dy anëtarë të familjes time kanë probleme me mushkëritë dhe zemrën dhe të afërmit nga Kina vijnë këtë javë.

Aktualisht, aeroportet në Mbretërinë e Bashkuar nuk po kontrollojnë pasagjerët pas mbërritjes. Qeveria po e mban situatën nënkontroll. Aeroportet në Singapor, Hong Kong dhe Tokio kanë ekzaminuar pasagjerët nga Wuhan dhe autoritetet amerikane javën e kaluar njoftuan masa të ngjashme në tre aeroporte kryesore në San Francisko, Los Angeles dhe New York.

Shumë njerëz të infektuar kanë dalë nga spitalet? Do të thotë kjo që virusi nuk është aq i rrezikshëm?

Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme deri në sëmundje të rënda.  Ende nuk është e qartë sesa i keq është ky koronavirus i ri. Nëse një pacient është shtruar për infeksion, mund të paraqesë rrezik për të tjerët dhe mund të dalë nga spitali kur të bëhet mirë.

Nga cila kafshë vjen virusi dhe si ta mbrojmë veten?

Ende nuk dihet se cila kafshë e ka transmetuar. Koronaviruset e tjera siç janë Sars dhe Mers vijnë nga macet civet dhe devetë. Ekspertët janë duke punuar për të gjetur burimin.

Rekomandimet për t’u mbrojtur janë:

  • Larje e rregullt e duarve
  • Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni dhe teshtini
  • Gatuajini mirë mishin dhe vezët
  • Shmangni kontaktin me njerëzit që kanë simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes si kollitja dhe teshtitja./Përshtati nga BBC-Enkeleda Bodini
Next Post
Plas keq sherri brenda sallës së operacionit, dy mjekët shqiptarë grushta me njëri-tjetrin

Plas keq sherri brenda sallës së operacionit, dy mjekët shqiptarë grushta me njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lionel Messi shpërthen në lot gëzimi pas rikthimit spektakolar të Argjentinës ndaj Egjiptit

Lionel Messi shpërthen në lot gëzimi pas rikthimit spektakolar të Argjentinës ndaj Egjiptit

July 7, 2026
Tkurret protesta në ditën e 38-ë, pamjet me dron në orën 19:40 tregojnë prani më të lartë qytetarësh në FanZonë

Tkurret protesta në ditën e 38-ë, pamjet me dron në orën 19:40 tregojnë prani më të lartë qytetarësh në FanZonë

July 7, 2026
Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec

July 7, 2026
Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

July 7, 2026
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë (VIDEO)

July 7, 2026
U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ pas arratisjes së Hasan Ferracakut, lirohen 4 inspektorë në Shkodër

July 7, 2026
Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj

July 7, 2026
Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

Protesta e 38-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës nga skena politike

July 7, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“Bukë dhe cirk” si mënyrë qeverisjeje

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In