• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

by Altin Ketro
26/07/2026 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Ka raste kur një shkrim duhet ta ndërtosh duke veshur për pak çaste petkun e cinizmit. Jo sepse e përqafon këtë qëndrim, por sepse ndonjëherë vetëm përmes ironisë së ftohtë mund të nxjerrësh në pah një paradoks.

Pa këtë shpjegim, ajo që do të shkruaj më poshtë mund të keqkuptohet. Dikush mund ta lexojë si mbrojtje të prokurorit. Nuk është. Është thjesht një përpjekje për ta çuar një paradoks deri në fund të logjikës së tij. Ndonjëherë vetëm kështu kupton sa absurd mund të bëhet ai.

Ajo që më nxiti të shkruaj ishte një vendim, as mish e as peshk, i dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, pas një padie që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë kundër prokurorit që ndjek çështjen e tij.

Kjo padi nuk ka të bëjë me themelin e akuzave ndaj Veliajt. Nuk është një betejë mbi fajësinë apo pafajësinë e tij. Beteja është nëse prokurori që ka ngritur këto akuza e ka përmbushur apo jo një kërkesë ligjore, konkretisht diplomimin në Shkollën e Magjistraturës.

Deri më sot, nuk kemi asnjë provë që e rrëzon “akuzën” Veliajt ndaj prokurorit. Madje, as Gjykata Administrative nuk arriti ta rrëzojë atë. Por gjykatësi që shqyrtoi padinë gjeti një arsye që, në leximin tim, tingëllon si një arsye pa arsye, duke e konsideruar Veliajn si person “jo i denjë” për ta ngritur këtë padi. Në fakt, gjykatësi nuk e ka formuluar pikërisht kështu, por unë ashtu e kuptova.

Sipas interpretimit që i bëj atij vendimi, një ankim-padi të tillë mund ta kishte bërë, bie fjala, Presidenti Begaj kundër ish-Presidentit Topi, si firmëtar i atij dekret-emërimi. Mund ta kishte bërë Prokurori i Përgjithshëm, Çela, apo kryeprokurori i SPAK-ut, Braho, kundër ish-kryeprokurores Ina Rama, si paraqitëse e atij emërimi. Mund ta kishte bërë KLP-ja apo ILD-ja. Por vetëm Veliaj jo.

Dhe këtu fillon ironia, sepse duket sikur sistemi pranon që një problem mund të ekzistojë, por personi që e ngre atë problem nuk është i duhuri për ta ngritur. Sikur dera e drejtësisë të jetë e hapur, por jo për këdo. As për atë që ndjehet drejtpërdrejt i përndjekur nga prokurori në fjalë.

Me demek, denoncimi i Nesti Angonit, një personazh i rremë, mjafton që prokurori dhe gjykata ta çojnë Veliajn në qeli. Aty interesi qenka i drejtpërdrejtë. Por kur vetë Veliaj kërkon të vërë në diskutim ligjshmërinë e ushtrimit të detyrës nga ai prokuror, gjykata arrin në përfundimin se Veliaj “nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë”. Hajde e gjej logjikën e këtyre standardeve alla-shqiptarçe.

E dini çfarë? Edhe unë jam dakord që prokurori që ngriti akuzat penale ndaj Veliajt të vijojë detyrën e tij. Por jo deri në daljen në pension. Duhet bërë një kompromis. Le të vazhdojë deri sa të përfundojë saga penale ndaj Veliajt në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dhe kur them në të gjitha shkallët, përfshij edhe Gjykatën e Strasburgut.

Madje, në atë gjykatë, mesa di, përfaqësimi bëhet vetëm nga Avokatura e Shtetit, e cila, si në çdo rast, duhet të mbrojë interesat e shtetit. Pra, edhe pozicionin e një prokurori që sot përballet me një debat mbi ligjshmërinë e emërimit të tij.

Në këtë rast, do të dëshiroja që në vijën e parë të përballjes në Strasburg me Veliajn të ishte vetë prokurori në fjalë. Jo sepse dikush duhet të shpëtojë nga përgjegjësia, por sepse aty do të ishte vendi ku ai do të mund të provonte gjithçka, përfshi aftësinë profesionale, argumentin juridik dhe legjitimitetin e tij.

Nëse do të arrinte ta fitonte atë betejë, atëherë do i duhej thënë: “Hallall e paç mos-pasjen e Magjistraturës”. Sepse një fitore e tillë do të ishte diploma më e fortë që mund të merrte. Atij do i duhej shtrënguar dora dhe inkurajuar të vijojë punën e tij pa frikë dhe pa asnjë dridhje të dorës.

Nuk është pak të fitosh betejën në gjykatën më të lartë që njeh rendi kushtetues shqiptar. “Është Magjistraturë e shkuar Magjistraturës, or Tunxh”, do thoshte sot Dhaskal Todri.

Next Post
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In