• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prokurori na bëri sikur çfarë jam”, komenti pasi hodhi armën nga mjeti i blinduar

by A R
28/08/2017 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për të lënë në “arrest në burg” Roland Domin, i prangosur pak ditë më parë nga operacioni policor i koduar “Revolverët”. E njëjta masë sigurie u caktua edhe për të arrestuarin tjetër në të njëjtin operacion, Almir Ismaili.

Ata do të hetohen në këtë masë sigurie për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”, pas dyshimeve se janë pronarët e dy armëve të gjetura nga policia pak metër larg tyre, më 25 gusht 2017.

Sipas Prokurorisë, armët janë hedhur nga ana e dy të dyshuarve, në momentin që kanë konstatuar punonjësit e policisë pranë tyre.

Gjatë seancës gjyqësore, Domi, person i njohur nga policia për precedentë të mëparshëm penale, mbajti qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Burime pranë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, pohuan se ai ka mohuar të ketë lidhje me armët e gjetura nga policia.

Po ashtu, ai ka debatuar me përfaqësuesin e Prokurorisë, pasi ky i fundit ka përmendur në seancë se Domi lëvizte me një automjet “Audi A8” të blinduar dhe se kishte precedentë të mëparshëm penale.

“Prokurori na bëri sikur çfarë jam. Jam një njeri që shoh punën time”, mësohet të jetë shprehur Domi.

Mbrojtësi ligjor i Domit, avokati Arges Xhepa, i ka kërkuar Gjykatës një masë më të butë sigurie, duke pretenduar edhe probleme shëndetësore të klientit të tij. Në vitin 2008 Roland Domi i mbijetoi një atentati me armë ndaj tij.

Katër vjet më vonë ai u procedua për akuzën e “pengmarrjes”, për të cilën fitoi pafajësi në gjykim. Ndërsa në vitin 2012 ai u arrestua, teksa kishte me vete një armë pa leje./Panorama

Next Post
Napoli i përgjigjet Juventusit për Hysajn: Nuk e japim

Hysaj i bindur: Qëndroj te Napoli, nuk ka surpriza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In