• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori i Tahirit i nënshtrohet Vettingut, zbardhet pasuria e tij

by A R
05/06/2018 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot, ashtu si ishte planifikuar në orën 11:30, seanca dëgjimore e prokurorit te Krimeve të Rënda, Dritan Prençi përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Kujtojme se Prenci është edhe një ndër prokurorët që heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas relatores Zhegu, nga te dhenat e marra nga ILDKPI, prokurori nuk ka probleme me pasurine.

Sipas KPK, ne listen e pasurise eshte deklaruar: nje apartament 74 metra katrore ne Kashar, blere ne vitin 2008 i likuduar me kredi 30 mije euro. Autoveture tip golf 1998 blere ne 2011, me 50 mije leke dhe pas rregullimeve shkon 2 mije euro.

Ne adrese te tij ka patur nje kallezim ne Prokurorine e Kurbinit per shperdorim detyre, por eshte vendosur mosfillim pasi s’ka patur vepra penale. Konkretisht shtetai H.P. ka kallezuar per shkelje te etikes se prokurorit, pasi sipas ketij shtetasi, Dritan Prenci ka nxjerre nga zyra avokatin e tij.

Vete Prenci i pranishem ne seance ka deklaruar se nuk ka asnje pretendim per procesin e hetimit administrativ. “Ishte nje proces i rregullt. Kerkoj rikonfirmim ne detyre”- ka thene ai.

Ne fund te seances se sotme eshte njoftuar se vendimi i KPK do te jepet me daten 7 qershor.

***

SKEDA 

Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës, që është bashkuar më atë të ish-ministrit, si dhe ndiqte procedimin penal për llogari të Shqipërisë, të financierit të Habilajve, Nezar Seitit, i cili u ekstradua në janar të këtij viti mes shumë polemikash. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Dritan Prençi ka deklaruar ndër vite një pasuri modeste.

Kështu, sipas të dhënave të “Open Spending Albania”, Prençi ka deklaruar në ILDKPKI se në vitin 2008 është bërë pronar i një apartamenti banimi 78 metra katrorë në Tiranë, i cili është blerë atë vit në shumën 31,204 euro me kredi bankare. Në vitin 2011, Prençi ka deklaruar se ka marrë edhe hipotekën e apartamentit.

Gjithashtu, atë vit Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit Dritan Prençi. Ai ka deklaruar edhe një kredi tjetër me interes 3 për qind, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh.

Ai ka paguar thuajse 30 % të vlerës së saj deri më tani. Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.

Në KPK Prençi do të përballet me trupën gjykuese që përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Kujtojmë se prokurori Prençi, së bashku me kolegun e tij, Vladimir Mara, janë nën hetim disiplinor nga Prokuroria e Durrësit pas ekstradimit të bujshëm të Nezar Seitit.

Në janar të këtij viti, Kryeprokurorja e përkohshme fajësoi në një farë mënyrë Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ekstradimin e Seitit, që sipas saj, nuk ka komunikuar me Prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në dorë dosjen e ekstradimit. Megjithatë, duket se ky hetim ka mbetur në vend. Përveç Dritan Prençit, më 5 qershor në orën 10:00, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Ai ka qenë fillimisht gjyqtar në Durrës në vitin 1992 dhe një vit më pas është emëruar kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në vitin 1995. Nga ai vit deri në vitin 1998, Islamaj ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Krujës dhe në vazhdim, deri në vitin 2002, ka qenë gjyqtar në Kavajë.

Në vitin 2002, Islamaj emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2003 emërohet gjyqtar në Apelin e Tiranës. Në vitin 2011 ai emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Po kështu, më datë 4 qershor, në seancë dëgjimore do të jetë edhe Anila Leka, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme./Panorama/a.m.

Next Post
Pse Shqipëria ka kaq shumë banditë dhe artistë të shkëlqyer?

Pse i zuri smira për pagën e Fevziut?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

May 25, 2026
“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën e një shtetasi të huaj: Mashtron qytetarët shqiptarë

“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën e një shtetasi të huaj: Mashtron qytetarët shqiptarë

May 25, 2026
Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë në Kosovë dhe Preshevë

Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë në Kosovë dhe Preshevë

May 25, 2026
Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

Rrugët që vrasin

May 25, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, publikohet lista me kandidatët për drejtues qarqesh

Ndryshime në Policinë e Shtetit, publikohet lista me kandidatët për drejtues qarqesh

May 25, 2026
“Familja e burrit fsheh krimin”, akuzat e nënës së Bleona Matës për zhdukjen e vajzës

“Familja e burrit fsheh krimin”, akuzat e nënës së Bleona Matës për zhdukjen e vajzës

May 25, 2026
De La Fuente shpall listën, si kurrë më parë Spanja nuk grumbullon asnjë lojtar të Real-it në Botëror

De La Fuente shpall listën, si kurrë më parë Spanja nuk grumbullon asnjë lojtar të Real-it në Botëror

May 25, 2026
Burgjet e Shqipërisë si dyqane celularësh/ Bastisen qelitë e Shkodrës: Ja sa telefona u gjetën!

Burgjet e Shqipërisë si dyqane celularësh/ Bastisen qelitë e Shkodrës: Ja sa telefona u gjetën!

May 25, 2026
Flutura Açka: PD bandë me mendësi komuniste! Edhe sikur t’ia heqin nongratën Berishës, shqiptarët nuk e duan më

Flutura Açka: PD bandë me mendësi komuniste! Edhe sikur t’ia heqin nongratën Berishës, shqiptarët nuk e duan më

May 25, 2026
Mashtrimet me subvencionet bujqësore të BE, arrestohen 20 persona në Kretë

Mashtrimet me subvencionet bujqësore të BE, arrestohen 20 persona në Kretë

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In