• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori i Shkodrës pritet të zgjidhet automatikisht në KLP, është kandidati i vetëm

by Java News
06/04/2019 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Shkodrës Vate Staka, është vetëm një hap larg karriges se anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Institucioni i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, që konsiderohet si “qeveria” e prokurorëve funksionon me vetëm 10 anëtarë, që pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit. Menjëherë pas këtij vendimi, kryeprokurorja e përkohshme hapi garën dhe ftoi të gjithë prokurorët e interesuar të garonin për vendin vakant në Këshill.

I vetmi që paraqiti kandidaturën brenda afatit ligjor dy javor, ishte Vate Staka, i cili gjatë garës së parë, nuk i bindi dot kolegët prokurorë t’i jepnin besimin për t’i përfaqësuar në Këshill, ndonëse e ka kaluar me sukses testin e Vettingut.

Në kushtet, kur i vetmi kandidat është i vetuar, prokurorja e përgjithshme e përkohshme pritet të thërrasë mbledhjen e prokurorëve, për ta votuar Stakën. Çka do të thotë që automatikisht, prokurori i Shkodrës do të jetë anëtar i Këshillit.

E kundërta mund të ndodhë, vetëm nëse dështon mbledhja e prokurorëve, për shkak të mosarritjes së kuorumit. Burimet zyrtare pranë institucionit qendror të akuzës thanë për News24 se po diskutohet që mbledhja të zhvillohet me datë 11 prill e për këtë pritet vetëm urdhri i firmosur nga Arta Marku.

Nëse Staka zgjidhet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, atëherë reduktohet në 24, lista me kandidatët potenciale për prokurorinë e Posaçme. Të premten Këshilli i Lartë i prokurorisë miratoi listën me 25 kandidatët për SPAK dhe ua dërgoi institucioneve të Vettingut për t’i rivlerësuar me përparësi sikurse parashikohet në ligj. Në dokument renditej edhe emri i kandidatit Vate Staka, i cili njëherazi aspiron vendin vakant të qeverisë së prokurorëve.

g.kosovari

Next Post
Aksident i rëndë në Shkodër, makina përfundon përmbys në mes të qytetit

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përfundon përmbys në mes të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com