Prokurori i Shkodrës, Vate Staka ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.
KPK ka vlerësuar se Staka justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të saj dhe as deklarim të parregullt. Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Vate Staka është i aftë profesionalisht për ushtrimin e detyrës.
Edhe figura e tij është vlerësuar e pastër, pasi DSIK nuk ka gjetur lidhje me botën e krimit.
a.ç