• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokurori i Antimafias në Leçe: Nga Shqipëria ende shumë trafik droge dhe armësh

by
22/09/2015 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Antimafias i Leçes, Cataldo Motta ka deklaruar se rruga e trafikut të drogës Shqipëri-Itali, është ende shumë e përdorur nga trafikantët ndërkombëtarë.

Këto deklarata, Motta i bëri gjatë një konference për shtyp, ku u prezantua finalizimi i dy operacioneve të drogës, ku u sekuestruan 67 kg kanabis, 3 kg heroinë si dhe 3 kallashnikovë dhe një sasi e madhe municionesh, të cilat sipas policisë italiane, vinin nga Shqipëria.

Në këto operacione, u arrestuan dy shqiptarë me inicialet K.H. dhe E.G. si dhe një italian. Mota shtoi se bëhet fjalë për dy operacione shumë të rëndësishme, si për sasinë e drogës se kapur ashtu edhe për armët, të cilat sipas Prokurorit të Antimafias provojnë se tregu shqiptarë është ende aktiv.

Gjatë operacioneve, veç armëve dhe drogës, u sekuestrua dhe një gomone me flamur italian dhe grek, e cila sipas policisë italiane, shërbente për trafikun e lëndës narkotike nga Shqipëria në brigjet puljeze.

“Grupet kriminale shqiptare të cilat vite më parë drejtonin trafikun e njerëzve drejt Salentos, në një moment e braktisën atë dhe u nisën të ngarkonin gomonet me drogë, siç tregojnë dhe sasitë e mëdha të drogës së kapura në brigjet e Leçes. Edhe heroina, e cila është e provuar se vjen nga Pakistani dhe Afganistani, vijon të vijë tranzit në Itali nga Shqipëria”, mësohet të ketë deklaruar në konferencën për shtyp prokurori Motta.

Nga ana e tij, kreu i grupit të hetimit të krimit të organizuar, Dinoi, ka theksuar edhe faktin e shkatërrimit të plantacioneve të kanabisit në Shqipëri, çka sipas tij, ka sjellë dhe rritjen e ndjeshme të çmimit të kësaj droge në tregun italian.

Next Post

Ish-drejtori Fadil Canaj: Policia të dekriminalizohet! Ka oficerë të përfshirë në krime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com