• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prokurori i anti-mafias: Ju rrëfej si ‘Ndrangheta’ kontrollon trafikun e drogës në Europë

by Java News
04/11/2018 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i anti-mafias në një prononcim për Euronews ka përcaktuar mënyrën se si lëviz në Europë “Ndragheta”. Grupi, i cili e ka bazën në rajonin jugperëndimor të Kalabrisë, u bë pjesë e titujve kryesorë të lajmeve, pasi një gjykatë në Reggio Emilia dha plot 118 masa, që arrijnë në mbi 1200 vjet burg në total.

“Një nga grupet më të rrezikshme kriminale të Italisë ‘Ndrageta’ po infiltron vende nga e gjithë Europa ku ka stabilizuar bizneset, të cilat po i përdor për të mbuluar veprimtarinë e saj të paligjshme të të trafikimit të drogës”, – kështu është shprehur prokurori i anti-mafias Federico Cafiero de Raho për Euronews.

Grupi, i cili e ka bazën në rajonin jugperëndimor të Kalabrisë, u bë pjesë e titujve kryesorë të lajmeve, pasi një gjykatë në Reggio Emilia dha plot 118 masa, që arrijnë në mbi 1200 vjet burg në total.

Në mesin e atyre që u dënuan me burg, ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares Italiane të Futbollit dhe i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, i cili u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje.

Iaqiunta hodhi poshtë akuzat se ai ishte i përfshirë me ‘Ndragetën, por u shpreh se babai i tij, i dënuar me 19 vjet në burg kishte lidhje me ta.

Por grupi nuk e ka shtrirë aktivitetin e tij vetëm në Itali.

Për Euronews, Cafiero De Raho tha se dënimet masive vërtetuan se “Ndrangheta” është në gjendje që të zhvillohet dhe veprojë kudo. Ajo është rritur vazhdimisht gjatë dekadës së fundit duke e rritur rolin e saj në trafikimin e drogave në Evropë nga vendet e Amerikës së Jugut.

Prokurori shprehet se në mënyrë që të zhvillojë operacionet e saj të trafikimit të kokainës, grupi përdor portet e Antwerp, Roterdam dhe Amsterdamit. Por sipas tij, nga këto mallra përfitojnë ekonomikisgh edhe komunitetet lokale.

Askush sot nuk mund të ketë stabilitet më të madh ekonomik sesa shoqëritë që fshihen pas “Ndranghetas” . Në disa survejime shfaqet mënyra se si ata lëvizin me çanta të mëdha, nga ato që përdoren për të mbledhur gjethet, plot me para. Në investigimet tona ne kemi verifikuar se si ka lëvizur Ndrangheta nga Holanda për në Gjermani. Më pas nga Gjermania në Belgjikë. Nga aty,  lëviz në vendet europiane, si për shembull në Rumani.

Në një prej investigimeve u shfaqën disa kompani të cilat u hapën në Rumani që përdornin si mbulim riciklimin. Këto kompani të cilat bënë biznes me Italinë, më pas lëvizën drejt Mbretërisë së Bashkuar pas dy vjetësh, ku edhe  u mbyllën. Sipas FBI-së, “Ndrangheta”  ka rreth 6,000 anëtarë dhe kontrollon rreth 80% të trafikut të kokainës në Evropë. (Shqiptarja.com)

Next Post
Rikonstruktohet biblioteka “Hamit Beqaj” në Njësinë 8 në kryeqytet

Rikonstruktohet biblioteka “Hamit Beqaj” në Njësinë 8 në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
Përmirësim i madh financiar për 4 shenja të horoskopit deri në tetor

Përmirësim i madh financiar për 4 shenja të horoskopit deri në tetor

June 21, 2026
Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

June 21, 2026
Bulevardi i bllokuar gjithë ditës! Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara Kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës

Bulevardi i bllokuar gjithë ditës! Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara Kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës

June 21, 2026
Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

June 21, 2026
Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

June 21, 2026
ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

June 21, 2026
“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

June 21, 2026
Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

June 21, 2026
Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In