• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori amerikano- shqiptar Gjon Juncaj ndjek gjyqin ndaj gjyqtares Majlinda Andrea

by Java News
12/12/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I instaluar prej një viti në njësinë anti-korrupsion pranë Prokrurorisë së Krimeve të Rënda, prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj e nisi të hënën me monitorimin e Gjykatës së Lartë, e cila ka nën gjykim gjyqtaren e Lartë, Majlinda Andrea.

I pashoqëruar nga askush, prokurori që po ofron eksperiencën për hetimin e çështjeve të korrupsionit ndoqi seancën e dytë ndaj pesë të pandehurve të akuzuar për një aferë korrupsioni mes tyre dhe të gjytares Andrea.

Prania e tij duket se është nxitur nga kërkesa e mëparshme e avokatëve që kërkuan kthimin në detyrë të gjyqtares dhe dhe heqjen e masës së arrestit për bashkëshortin e saj Odhise Andrea.

Por prokurori i çështjes Arben Kraja deklaroi se gjyqtyarja Andrea nuk duhet të kthehet në detyrë pasi, sipas tij, rrezikon provat. Ai shtoi se masa ndaluese e pezullimit nga detyra kishte mbaruar e për këtë kërkoi zgjatje të afatit.

Por prokurori nuk mundi t’i japë përgjigje pyetjes së Gjykatës së Lartë, përse depozitoi me kaq vonesë këtë kërkesë në një kohë kur masa e ndalimit kishte tre muaj që kishte përfunduar.

Kjo do të thotë se për avokatët karta kryesore në këtë betejë do të jetë pikërisht përfundimi i afateve të masës së ndalimit të shpallur nga Gjykata e Lartë në muajin korrik. Megjithatë, avokati i saj Theodhori Sollaku ka vendosur ta mbajë sekret strategjinë e mbrojtjes.

Avokatët e konsiderojnë edhe përgjimin e gjyqtares Andrea si joligjor, përsa kohë është vendosur nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda dhe jo nga Gjykata e Lartë.

Megjithëse prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme replikoi se përgjimi i telefonit të gjyqtares, ndonëse është subjekt me imunitet, është kryer jo për dyshimet ndaj saj, por si person i bashkëlidhur me Odhise Andrean. Pritet që këtyre kërkesave Gjykata e Lartë t’u japë përgjigje më datë 19 dhjetor./tch/a.k

Next Post
Ligji i Vetingut/ Tani sytë janë mbi Gjykatën Kushtetuese

Ligji i Vetingut/ Tani sytë janë mbi Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In