Deputeti demeokrat Ervin Salianji ja ka mbathur ‘nga syte kembet’ me vrap, menjëhere pas perfundimit te emisionit Opinion në TV Klan ku publikoi një video – rrëfim të dëshmitarit Alfred Alizoti.
CNA.al mesoi nga personat e pranishëm se deputeti i PD eshte larguar me vrap sapo Blendi Fevziu i ka komunikuar se drejt televizionit po shkonin prokurorët për të marrë filmimet e publikuara.
Salianji është larguar me vrap nga studiot e Klan, duke hipur në një makine Range Rover i ndjekur nga dy shoqerues. Burimet thanë se nga pakujdesia dhe nxitimi ne ikje mjeti i Salianjit gati ka rrezikuar jeten e rojeve te televizionit. Prokuroret shkuan por duhet te mjaftohen me nje kopje te filmimit, pasi usb-në deputeti i PD e ka futur ne xhep dhe eshte larguar me vrap.
ma.me