• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

by Baton Haxhiu
12/02/2026 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Ka një dallim mes detyrës për të kërkuar fajin dhe obsesionit për të shpikur fajtorin. Prokuroria ka të drejtën të synojë dënimin. Por ajo ka edhe një kod moral që e detyron të kuptojë kontekstin, të respektojë faktin dhe të mos e zëvendësojë historinë me narracion.

Fjala përfundimtare e Prokurorisë këtë javë ishte tronditëse jo për ashpërsinë e saj, por për shkëputjen nga realiteti. Sepse kur dëgjon një akuzë që flet për një luftë çlirimtare si për një projekt kriminal, atëherë kupton se problemi nuk është mungesa e provës, por mungesa e kuptimit.

Në sallë, mbrojtja e Hashim Thaçit nuk bëri thjesht një kundërshtim teknik. Ajo e ekspozoi një boshllëk të madh intelektual dhe etik.

Pierre Prosper e tha qartë se Prokuroria po tregon arrogancë dhe injorancë ndaj diplomatëve dhe gjeneralëve që ndërtuan paqen në Kosovë. Prosper nuk po mbronte vetëm një individ , por Ai po mbronte faktin se gjeneralët e NATO-s, ambasadorët amerikanë, britanikë dhe diplomatët që punuan në terren nuk ishin turistë në Ballkan. Ata nuk kaluan rastësisht nëpër Kosovë sepse ishin aty kur u morën vendimet që ndalën spastrimet etnike dhe hapën rrugën e çlirimit.

Kur Prokuroria përbuz dëshmitë e njerëzve si Wesley Clark, Christopher Hill, James Rubin dhe të tjerë, ajo në fakt po përbuz përvojën e vetë Perëndimit. Dhe kur një prokurori ndërkombëtare sillet sikur di më shumë për luftën se ata që e menaxhuan atë diplomatikisht dhe ushtarakisht, atëherë kemi hyrë në zonën e mendjemadhësisë së rrezikshme ose padijes se qëllimshme.

Nina Tavakoli e çoi argumentin në një pikë absurde me një pyetje të thjeshtë. Si është e mundur që një 29 vjeçar t’i ketë mashtruar të gjithë diplomatët perëndimorë, shërbimet inteligjente dhe misionet ndërkombëtare. Nëse kjo është teza e Prokurorisë, atëherë ose kemi të bëjmë me një gjeni të errët që mashtroi botën, ose me një akuzë që nuk qëndron.

Sepse alternativa tjetër është e pamendueshme, që diplomacia amerikane dhe britanike, që NATO, dhe inteligjencat perëndimore paskan qenë aq naive sa të mos e kuptonin me kë po punonin. Kjo nuk është akuzë ndaj Thaçit, por në të vërtetë është akuzë ndaj Perëndimit.

E vërteta është më e thjeshtë. Prokuroria synon gjithmonë dënimin. Por mes synimit dhe drejtësisë ekziston një kufi , dhe ky kufi quhet kuptim i historisë.

Kur u formua kjo Gjykatë, shumë prej nesh e dinin se ajo nuk kishte kontekst social, as historik, as ndërkombëtar. Ajo lindi si kompromis politik në një kohë kur Rusia po kërkonte me ngulm dënimin e UÇK-së dhe liderëve të saj për trafikim organesh. Dhe kur Perëndimi lëshoi pe, dhe e dinte të vërteten, Këshilli i Evropës prodhoi një raport që e ngarkoi një luftë të tërë me narracionin e trafikimit të organeve.

Populli i Kosovës e votoi Gjykatën, por asesi dhe në asnjë mënyrë , ai nuk votoi këtë gjuhë turpi. Nuk votoi një Prokurori që në fjalën përfundimtare duket sikur nuk ka kuptuar as shpërbërjen e Jugosllavisë, as Sarajevën, as Srebrenicën, as Dubrovnikun, as Reçakun, Mejën e Poklekun. Nuk votoi një interpretim që e sheh luftën e viteve 90 si një dosje sterile, të shkëputur nga shkatërrimi sistematik i një populli.

Sepse nëse nuk kupton Sarajevën, nuk kupton as Prishtinën. Nëse nuk kupton Srebrenicën, nuk kupton as arsyen pse lindi UÇK-ja.

Në dhjetor të vitit 2018 kam kërkuar që Gjykata të amandamentohet, pikërisht sepse trafikimi i organeve nuk ishte thelbi i asaj lufte dhe nuk mund të jetë themeli moral i një strukture gjyqësore që pretendon të gjykojë historinë. Sepse kur themeli është i shtrembër, edhe ndërtimi mbi të do të anojë.

Prokurorët sot duken si mëkatarë të profesionit. Jo sepse kërkojnë dënim. Por sepse kërkojnë dënim pa e kuptuar kohën. Sepse flasin për një luftë pa e lexuar shkatërrimin e Jugosllavisë. Sepse përpiqen të izolojnë individin nga rrethanat, sikur historia të ishte një laborator dhe jo një tragjedi reale me varre masive.

Dhe kur një Prokurori ndërkombëtare tenton të dënojë lirinë duke e quajtur atë komplot, atëherë problemi nuk është vetëm juridik. Është moral.

Sepse mund të gjykosh individë. Mund të analizosh vendime. Mund të kërkosh përgjegjësi. Por nëse përpiqesh të zhbësh kuptimin e një lufte çlirimtare pa kuptuar arsyen pse ajo lindi, atëherë nuk je më në territorin e drejtësisë.

Je në territorin e injorancës.

Dhe historia, sado të vonohet, gjithmonë e gjykon injorancën më ashpër sesa ajo gjykon njerëzit.

 

Next Post
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In