• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurorët pyesin ushtarakët e Farkës: Helikopteri është kontrolluar përpara nisjes

by Java News
15/04/2016 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi hetimor i Prokurorisë së Shkodrës, që po heton shkakun e rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës, merr në pyetje ushtarakët e Bazës Ajrore në Farkë. ABC News ka mësuar se krahas komandantit të Bazës Kuto Hasani, grupi hetimor ka administruar në dosje edhe dëshmit e shefit të shtabit të bazës ajrore, shefin e sigurisë së bazës, përgjegjësin e teknikës në Farkë, si dhe inxhinierët e teknikët e regjimentit të helikopterëve.

Burimet thonë se veç dëshmisë së tyre, ushtarakët i kanë vënë në dispozicion të akuzës urdhërat për zhvillimin e fluturimeve stërvitore, planet e fluturimit për datën 6 prill dhe itinerarin e ndjekur, librin e pregaditjes për fluturimin e helikopterëve EC 145” dhe librin e përgaditjes bazë, të cilat në përputhje me procedurat ligjore janë të sekretuara nga rreshterja Sofije Ramçaj, e cila nuk është marr në pyetje pasi ka dal në rezervë disa muaj para rrëzimit të helikopterëve.

Hetuesit kanë sekuestruar edhe librin e shërbimit të kontrollit të trafikut ajrore, librin e helikopterëve, bllokun e shënmeve të planit të punës së teknikut të bordit të helikopterit EC 145” si dhe librin e shërbimit të radio-rrjetit të brendshëm të helikopterëve për komunikimin mes pilotëve dhe operatorin e kontrollit në Farkë.

Mësohet se ushtarakët e pyetur, kanë shpejguar se procedurat e ndjekura që nga përgatitja, nisja e helikopterit dhe komunikimi i fundit i pilotëve është bërë në përputhje me bazën ligjore.

Ndërsa nxhinierët dhe mekanikët e regjimentit të helikopterëve kanë sqaruar se helikopteret gjithmon kontrollohen para fluturimit dhe pas për ndonjë defect të mundshëm teknik, duke provuar funksionimin e të gjithë panelit instrumental që ka helikopteri.

Burimet thonë se krahas këtyre veprimeve hetimore, prokuroria është në pritje edhe të përgjigjies së laboratorit të Inspektoriatit Qendror Teknike të cilëve i është dërguar për ekspertizë karburanti që kishte në serbator helikopteri i rrëzuar që njihet ndryshe si “JET A1”. Kjo për të parë cilësinë e karburantit që helikopterët kishin në përdorim.
Nga ana tjetër, kartat e memories ashtu edhe siç duken në këtë foto janë të dëmtuara por që ekspertët e kompanisë së prodhimit të helikopterëve janë zotuar se pamjet dhe zëri i regjistruar mund të rikuperohet. Për këtë fakt, është ngritur një komision i drejtuar nga prokuror të çështjes, që do të shkojnë pranë kompanisë së prodhimit të helikopterëve për të asistuar në momentin e hapjes së këtyre pamjeve.
Next Post

Alvesh tallet me eleminimin e Barcelonës nga Champions, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In