Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dalë me një qëndrim zyrtar kundër draftit për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të prezantuar nga Këshilli i Ministrave.
Shoqata shprehet se mbështet në parim nismat që synojnë përmirësimin e drejtësisë penale, përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe forcimin e garancive për të drejtat dhe liritë themelore. Por sipas prokurorëve, ndërhyrjet e propozuara në kod duhet të bazohen në një analizë të qartë të problematikave dhe në një proces konsultimi publik real e gjithëpërfshirës.
Në qëndrimin e tyre, prokurorët shprehin shqetësim se një pjesë e dispozitave të reja mund të kufizojnë kompetencat dhe mjetet e kërkimit të provës gjatë hetimeve. Sipas tyre, kjo mund të ndikojë në shpejtësinë dhe efektivitetin e hetimeve, veçanërisht në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Një nga çështjet kryesore të ngritura është detyrimi që sekuestrimet të kryhen paraprakisht përmes kërkesës në gjykatë. Shoqata argumenton se kjo mund të ngadalësojë procesin hetimor, ndërsa aktualisht personi ndaj të cilit kryhet sekuestrimi ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
Prokurorët kundërshtojnë gjithashtu vënien në dispozicion të personit nën hetim apo të pandehurit të të gjithë provave qe lidhen me procedimin që në fazat e hershme.
Sipas tyre, kjo mund të cenojë sekretin hetimor dhe efektivitetin e hetimeve, sidomos në çështjet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe hetimeve proaktive.
Një tjetër shqetësim lidhet me kufizimin e masave të sigurimit personal. Shoqata vlerëson se kriteret e propozuara mund ta bëjnë më të vështirë shmangien e rrezikut të prishjes së provave, arratisjes apo kryerjes së veprave të tjera penale.
Prokurorët kundërshtojnë edhe kufizimin e hetimit vetëm brenda objektit fillestar të procedimit. Sipas tyre, nëse gjatë hetimit zbulohen fakte të reja të lidhura me çështjen, këto duhet të mund të hetohen pa krijuar copëzim të procedimeve dhe humbje të efektivitetit në zbardhjen e së vërtetës.
Në përfundim, Shoqata e Prokurorëve kërkon transparencë mbi analizat dhe studimet mbi të cilat është hartuar nisma, si dhe një proces konsultimi publik me institucionet e drejtësisë, magjistratët, avokatinë, akademinë dhe shoqërinë civile. /abcnews/












Edhe Nevzat Haznedari, TMERRI i hetuesisë së diktatures, nuk kishte kaq kompetenca sa kanë sot SPAKISTET.
Pavaresisht se keto ndryshime, janë të vonuara, janë të domosdoshme, bile, nuk duhet të kishte filluar funksionimin asnjë PROKURORI (përfshirë SPAK), pa u bërë këto ndryshime të kodit të proçedures penale.
Ku e ke 21 janarin Duman ?
Ku e ke Gërdecin Duman ?
Tani që ju ikën zaret nga duart, filloni e bëni pordhë.
Donit të bllokonit Shqipërinë për në BE, me presion qeverisë për shtyrjen e mandateve të SPAK dhe me rritjen e rrogave.
Turp më të madh se sa kjo, nuk ka.
Jeni të njejtë me Sali Berishen dhe PD, që nuk po lë rast pa shpifur për mos tu futur Shqipëria në BE.
Prandaj nuk godisni 21 janarin.
Prandaj nuk godisni Gërdecin.
Turp tju vijë nga besimi që ju dha ky popull dhe ky vënd.