• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prokurorët japin versionet: Çfarë e shtyu 17-vjeçarin të vriste nënën, babanë dhe vëllanë…

by A R
02/09/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë një ditë më parë, pasi një 17-vjeçar vrau me thikë babain, nënën dhe vëllain e tij më të vogël.

Hetuesit dhe psikologët po hetojnë më shumë për të mësuar se çfarë e shtyu 17-vjeçarin Riçardo, të therte me thikë mëngjesin e së dielës nënën, babain dhe vëllain e tij 17-vjeçar.

Ngjarja e rëndë e cila ndodhi mëngjesin e së dielës në në Paderno Dugnano të Milanos, ëhstë kthyer në një msiter, pasi deri më tani nuk është mësuar asnjë shkak nga kjo ngjarje e rëndë.

Në momentin e arrestimit policia dëshmon se adoleshenti ka qenë mjaft i qetë dhe i mbuluar me gjak në fytyrë.

Fillimisht ai deklaroi se kishte vrarë babain e tij, pasi sipas tij ai i kishte vrarë nënën dhe vëllain, por ëm pas ka pranuar krimin e trefishtë.

Prokurorja Sabrina Ditaranto, thekson se familja ku ka ndodhur krimi mund të cilësohet e lumtur dhe pa probleme, dhe kjo e bën edhe më të vështirë situatën për të kuptuar, se cilat ishin motivet që shtynë adeleshentin të bënte këtë masakër.

“Nga pikëpamja gjyqësore ne nuk kemi një motiv teknikisht të kuptueshëm. Nga pikëpamja sociologjike, hetimet janë ende të hapura. Djali goditi rreth orës 2 të mëngjesit. Pak orë më parë kishte pasur festën e ditëlindjes së babait dhe ka mundësi që festimet të kenë përkeqësuar disa shqetësime, festimet janë gjithmonë një moment kritik për ata që vuajnë”, tha Prokurorja.

Para hetuesve 17-vjeçari ak deklaruar se kishte disa ditë që mendonte të vriste prindërit dhe vëllain”.

“Vetmia e të rinjve”

Sipas prokurores një nga arsyet që mund të ketë cuar në këtë vendim kaq të rëndë ëhstë vetmia që mund të ketë ndier prej kohësh adoleshenti.

“Pse është pyetja e madhe në këtë rast. Të rinjtë shfaqin shqetësime të theksuara, veçanërisht përsa i përket aspekteve që kanë të bëjnë me shoqërinë, dhe kjo është në rritje. Ne mund të bëjmë shumë pak për ta. Për shembull, ata nuk mund t’i drejtohen vetë mbështetjes psikologjike, një i rritur duhet ta bëjë këtë”, u shpreh prokurorja.

Çfarë ndodhi

Riçardo vrau anëtarët e familjes së tij njëri pas tjetrit. Ai zbriti për të marrë thikën nga kuzhina dhe e goditi. Por si mundi ai t’i mposhte të gjithë?

“Një viktimë ishte duke fjetur, dy të tjerat u zgjuan papritur në një makth”, shpjegoi Ditaranto. Lorenzo, i cili mbushi 12 vjeç më 17 gusht, flinte në shtratin ngjitur me të. I goditur nga shumë goditje, djali u zgjua dhe bërtiti. Nëna Daniela A., 48 vjeçe, ka dëgjuar zhurmat nga dhoma ngjitur, ka kaluar korridorin e vogël dhe sapo ka hyrë në dhomë është goditur dhe është rrëzuar. Më në fund babai Fabio C., i cili festoi ditëlindjen e tij të 51-të të shtunën në mbrëmje. Ai dëgjon britmat dhe nxiton të kuptojë se çfarë po ndodh, sheh djalin e tij më të vogël në një pellg gjaku dhe përpiqet ta ndihmojë. Riçardo ka thikën në dorë dhe e vret edhe atë.

Pastaj Riçardo telefonon 112. Është ora 2 e mëngjesit. Ai thotë se babai vrau vëllain dhe nënën e tij. Ai thotë se ka marrë thikën nga toka dhe e ka goditur dhe e ka vrarë. Operatori i 112 e mban në telefon duke i thënë të largohet menjëherë nga shtëpia për të pritur ndihmë në rrugë. Karabinierët e Paderno Dugnano-s, disa kilometra në veri të Milanos, e gjetën atë përpara portës  së banesës. Riçardo është në këmbë, plot gjak. Ai e ka ende thikën në dorë.

Riçardo, i cili pas pak javësh do të mbushë 18 vjeç, u tregua pak i heshtur, por jo më shumë se zakonisht, pa dhënë asnjë shenjë shqetësimi. Me policinë ai përpiqet të rindërtojë: «Babi i vrau, më pas e la thikën në dysheme. E kapa dhe e godita”. Ai thotë se nuk është sulmuar dhe nuk ka shenja mbrojtjeje në trupin e tij.

Reagimi i gjyshërve

Gjyshërit e 17-vjeçarit treguan “shumë keqardhje dhe dhembshuri për të”. Nga sa mësohet, ata kishin thënë gjithashtu se ishin në dispozicion për ta takuar atë, edhe nëse kjo nuk do të ishte e mundur përpara seancës për të vërtetuar arrestimin. Vetë hetuesit shpjeguan se “familja po mblidhet rreth tij” dhe sqaruan se djali pas versionit të parë ka vendosur të rrëfehet edhe pasi ka folur me “familjarët dhe avokatin e tij”.

/a.r

Next Post
Spahiu: Niveli i deputetëve sot, 30 shkallë më poshtë se parlamenti i Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit

Spahiu: Niveli i deputetëve sot, 30 shkallë më poshtë se parlamenti i Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Maqedoni, kamioni përplaset me BMW-në, humbin jetën 4 persona

Tragjike në Maqedoni, kamioni përplaset me BMW-në, humbin jetën 4 persona

May 22, 2026
“100 euro para zgjedhjeve”, qeveria e Albin Kurtit shpall paketën e re sociale

“100 euro para zgjedhjeve”, qeveria e Albin Kurtit shpall paketën e re sociale

May 22, 2026
Sulmohet në Kanë “Miss Venezuela 2025”, publikon videon me fytyrën e përgjakur, akuzon stilistin e njohur

Sulmohet në Kanë “Miss Venezuela 2025”, publikon videon me fytyrën e përgjakur, akuzon stilistin e njohur

May 22, 2026
“Jo në dorën e Këlliçëve dhe Salianjërve!”/ Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Kokalari padit Berishën në SPAK: Ka marrë familjarisht peng PD-në për ta përdorur kundër jush!

May 22, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Fitore e madhe për Ramën!”, Alibeaj: Opozita u shit shumë lirë për Rregulloren e re të Kuvendit

May 22, 2026
“Perimetri 2″/ Operacion antidrogë dhe kundër lojërave të fatit në Lezhë, arrestohen 7 persona

“Perimetri 2″/ Operacion antidrogë dhe kundër lojërave të fatit në Lezhë, arrestohen 7 persona

May 22, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi, astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin për 12 shenjat e zodiakut

May 22, 2026
Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Ministri Hoxha reagon sërish: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

May 22, 2026
Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

May 22, 2026
Shqipëria po tkurret në popullsi me ritmet më të larta në Europë

Shqipëria po tkurret në popullsi me ritmet më të larta në Europë

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In