• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Prokurorët i kontrolluam’/ PD tjetër sulm ndaj KLP-së: Drejtuesi i SPAK-ut dhe Dumani të japin dorëheqjen

by Java News
27/12/2019 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike del me deklaratë dhe thotë se dënon përpjekjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të mashtruar qytetarët dhe për të devijuar arsyen e vërtetë të shqetësimit të opinionit publik mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës për drejtuesin e SPAK dhe për takimin e pajustifikuar të një anëtari të SPAK-ut me Ulsi Manjën e Partisë Socialiste.

Kjo parti shton se reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS, Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Sipas PD, prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë dhe se në thelb, kjo është një përpjekje e KLP-së për të mashtruar qytetarët me teknikalitete të panjohura për ta, në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik tek vetingu.

“KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, Drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike? KLP duhet të mbante qëndrim, nëse për të është e pranueshme që në vitin 2020 drejtësia e re të bëhet me hetues të regjimit komunist. Kjo është njësoj sikur drejtësinë në Gjermani ta jepte një prokuror që i shërbeu Hitlerit deri në momentet e fundit para dorëzimit të Berlinit”, deklarohet më tej.

Po ashtu thuhet se KLP ka detyrimin të informojë opinionin publik, nëse Altin Dumani, prokuror i SPAK, është apo jo personi në foto, i raportuar nga media që një ditë përpara se KLP e partisë të votonte Drejtuesin e SPAK, kërkonte mbështetjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste Ulsi Manja.

Drejtësia nuk mund të bëhet me shërbëtorë të rinj të partisë së vjetër në pushtet, nënvizohet më tej, duke thënë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet t’i shpjegojë opinionit publik se përse alternativa e tij e vetme është të ofrojë vetëm drejtësinë që i duhet PS.

Po ashtu thuhet se Shqipëria ka kapacitete për të ofruar një drejtësi normale, pa lidhje me politikën, pa lidhje me komunizimin, pa lidhje me Qeverinë dhe se Shqipëria ka juristë, prokurorë e gjyqtarë të kualifikuar dhe me integritet, që mund t’i shërbejnë vendit në organet e reja të sistemit të drejtësisë.

PD thotë se problemi është se këtë drejtësi nuk e do Edi Rama dhe se ai nuk ka ndërmend të lejojë ndërtimin e një drejtësie më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eliminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshmëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.

“Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK”, thuhet në mbyllje të qëndrimit të PD.

g.kosovari

Next Post
Tërmeti i 26 nëntorit/ Meta dekreton ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe bonusin e qirave

Tërmeti i 26 nëntorit/ Meta dekreton ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe bonusin e qirave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidenti Begaj dekreton amnistinë penale, lirohen 466 të burgosur

June 30, 2026
“PS nuk e mund dot askush”, Balla: Pas protestës ka aktorë të huaj dhe interesa që synojnë të dëmtojnë Shqipërinë

“PS nuk e mund dot askush”, Balla: Pas protestës ka aktorë të huaj dhe interesa që synojnë të dëmtojnë Shqipërinë

June 30, 2026
Një fitore e madhe dhe tre humbje për Trump në Gjykatën Supreme

Një fitore e madhe dhe tre humbje për Trump në Gjykatën Supreme

June 30, 2026
“Do bëhen pishman edhe armiqtë…”, Rama: Protestat? Do reflektojmë sapo ta kemi lexuar me përulësi mesazhin e qytetarëve

“Do bëhen pishman edhe armiqtë…”, Rama: Protestat? Do reflektojmë sapo ta kemi lexuar me përulësi mesazhin e qytetarëve

June 30, 2026
Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

June 30, 2026
Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo  për opozitën, por për qytetarët

Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo për opozitën, por për qytetarët

June 30, 2026
Toni Gogu: Pse ikëm nga komisioni për TIMS. Barku iu dhemb vetëm të helmuarve nga…

Besimi te drejtësia nis kur magjistrati kupton se edhe pushteti i tij ka kufij

June 30, 2026
PS fitoi Vorën, Spiropali: KQZ të shpallë rezultatin

Spiropali: Jam duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, por do vijoj të jem pjesë e PS

June 30, 2026
LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

June 30, 2026

Një produkt politik që mund të prodhojë protesta

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In