• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurorët e dosjes “Basha”, reagon Elisabeta Imeraj: Kanë vepruar me kokë të tyre, ka parregullsi

by Java News
08/11/2019 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja e shumëpërfolur Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së gjendet aktualisht e bllokuar në Prokurorinë e Tiranës pa një vendimmarrje nale për shkak se një nga tre prokurorët nuk kanë rmosur njoftimin e përfundimit të hetimeve. Pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha se pasi ishte njohur me dokumentet që kanë të bëjnë me dosjen hetimore kishte konstatuar parregullsi.

“Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende”, tha Imeraj për BIRN.

“Për hetimin e kësaj çështje ka urdhër për ngritjen e një grupi hetimor me tre prokurorë të cilët janë: Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako. Për arsye shëndetësore nuk kam qenë në punë këto ditë, por konstatoj se dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë vendosur apriori dhe kanë marrë iniciativë të vetë-shpallen prokurorë të çështjes, duke e përjashtuar kolegun e tyre”, shtoi Imeraj.

BIRN mësoi se prokurorët Karanxha dhe Tako kanë rmosur vendimin për dërgimin e çështjes për gjykim për veprën penale falsikimi i dokumenteve nga ana e Bashës dhe dy drejtuesve të tjerë të partisë së tij, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Karanxha dhe Tako kanë rmosur një dokument të dytë ku pushojnë çështjen për akuzën e dytë, atë të pastrimit të parave.

Vendimet e tyre rrodhën në media në mënyrë të pjesshme duke shkaktuar konfuzion në opinion publik. Basha u mor i pandehur në qershor për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratike të disa qindramijëra dollarëve për lobim në SHBA gjatë vitit 2017, para që nuk ishin deklaruar si shpenzime në bilancin që PD ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Basha dhe dy zyrtarët e tjerë i mohojnë akuzat. “As kam rmosur, as kam vulosur dhe as kam përpiluar akt dhe për rrjedhojë nuk kam se si të kem falsikuar,” deklaroi Arben Ristani, ish-sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe një nga të pandehurit.

“Për të mos hequr veten time mënjanë, edhe PD ka plotësuar formularin sipas ligjeve në fuqi dhe ka deklaruar ato para që ka pasur dhe që ka shpenzuar. PD nuk mund të deklaronte para që nuk i ka pasur,” shtoi ai. Falsikimi i parashikuar nga neni 190/3 i Kodit Penal parashikon burg nga tre deri në shtatë vjet në rast se të pandehurit gjehen fajtorë nga gjykata. Akuza për të cilën dy nga tre prokurorët e çështjes janë tërhequr, ajo e pastrimit të parave sipas nenit 293ç, parashikon burg nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Megjithatë, për shkak të koniktit midis prokurorëve, fati i dosjes hetimore mbetet i paqartë. “Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende. Patjetër që prokurorët kanë të drejtë të vendosin bazuar në ligj dhe në bindjen e tyre të brendshme, por duhet të jemi në rregull edhe nga ana procedurale,” deklaroi Imeraj.

“Prokurorët në fjalë nuk kanë njoftuar as zëvendësuesin tim gjatë këtyre ditëve që nuk kam qenë në detyrë për arsye shëndetësore”, shtoi ajo. Gjergji Tako, një nga tre prokurorët, refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të BIRN duke thënë se për këtë çështje et vetëm zëdhënësi. Ervin Karanxha konrmoi se dosja nuk është dërguar në gjykatë dhe se gjendet ende në “proces administrativ”. “Dy të tretat jemi dakord, nuk e di pse i treti nuk ka rmosur. Hetimet janë mbyllur zyrtarisht sot,” tha Karanxha.
Prokurori i tretë, Kolë Hysenaj nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Next Post
Zgjedhjet në Bjellorusi, Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE

Zgjedhjet në Bjellorusi, Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com