• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurorët dalin gafil, nuk arrijnë dot të përgjigjen as për akuzat që kanë ngritur

by Java News
20/10/2017 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saimir Tahiri iu ka drejtuar disa pyetje prokurorëve që kërkojnë heqjen e mandatit dhe arrestimin e tij. Tahiri ka ngulmuar veçanërisht tek akuza se ai ka udhëtuar 4 herë me një prej vëllezërve Habilaj jashtë Shqipërisë.

Deputeti socialist ka pyetur prokurorët për datat dhe cilët janë personat e tjerë që përmend Prokuroria në dosjen kundër tij. Tahiri ka kërkuar nga prokurorët a e vërtetojnë dot që ai ka udhëtuar me Habilajt jashtë shtetit, pasi sistemi TIMS tregon të kundërtën. Por, prokurorët e gjendur në vështirësi, nuk janë përgjigjur. Ata kanë thënë se nuk janë të detyruar të përgjigjen.

“Dua të di dy gjëra, a kam dalë unë, se ju thoni rezulton, d.m.th e keni verifikuar, përveç Artan Habilajt, kush janë të tjerët.

E dyta, a jeni të bindur, se keni përmendur TIMS, e thoni para komisionit, që unë kam dalë me ndonjë nga këta po, apo jo, unë Tahiri kam dalë me ndonjë nga këta persona?”, tha Tahiri.

“Nuk përgjigjemi”, tha prokurori Besim Hajdarmataj.

Disa nga pyetje-përgjigjet

Saimir Tahiri: “Kam disa pyetjet për prokurorët për t’u qartësuar. E para, ju thatë që nuk është referuar materiali për Habilajn kur unë isha ministër. Jam i saktë?

Prokuroria: Jo nuk është referuar!

Saimir Tahiri: A jeni në dijeni që unë në mes të shtatorit jam paraqitur pas disa deklaratave tek Prokurori i Përjgithshëm dhe më pas ju keni regjistruar procedimin penal për këtë çështje dhe është mbyllur?

Prokuroria: Ju jeni përfshirë në një skandal politik dhe keni ardhur për të sqaruar pozitën tuaj.

Saimir Tahiri: Më thoni, keni dijeni apo jo?

Saimir Tahiri: Nëse unë kam ardhur në prokurori për të kërkuar hetim për disa deklarata publike, për cilën arsye nuk ju mjaftoi kjo që në atë kohë të nisni hetim të thelluar?

Alibeaj: Ajo cfarë po bën zotëria janë komente dhe deklarata. Do ta ketë kohën ta bëjë këtë gjë.

Prokuroria: Prokuroria ka hetuar atëherë dhe ka konkluduar në atë formë, ka hetuar tani dhe ka konkluduar në këtë formë.

Deputeti Eduard Halimi: Nuk mund t’i bëjë pyetje ai prokurorisë se nuk ka sens.

Saimir Tahiri: Të nderuar prokurorë, thoni që unë kam udhëtuar me makinën me targa AA003GB dhe kam qenë i shoqëruar nga persona të dyshuar Artan Habilaj, etj. Presje etj kush janë këta përveç Artan Habilajt? Kam dalë unë me këta persona jashtë Shqipërisë sic deklaroni që kam dalë në katër data? Po ose jo? Kjo është themelore! Jeni të bindur dhe kjo konfirmohet nga TIMS apo hamendësoni?

Prokuroria: Ne jemi ata që kemi paraqitur një kërkesë, kemi parashtruar rrethana dhe fakte. Ne i kemi sqaruar këto edhe më përpara. Nuk kam asnjë lloj arsye të përgjigjem për këtë.

ma.me

Next Post
‘Dosja Habilaj furtunë mediatike’, gazetari: Nuk kemi parë asnjë veprim nga organet hetimore shqiptare

Shpërthen Artan Hoxha: Kaq shumë prokurorë nga Tropoja bashkë, u panë te vrasja (më falni vetvrasja) e Kosta Trebickës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026

Shqiptarët mbajnë lidhje të forta, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

August 14, 2026
Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

August 14, 2026
Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

August 14, 2026
SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

August 14, 2026
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti sot

August 14, 2026
Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com