• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurorë e gjyqtarë nisin ‘lobimin’ për votën e 350 kolegëve për në KLP e KLGJ

by Java News
30/11/2018 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Siç ia kërkon ligji, edhe kryetari i Gjykatës së Lartë shpalli ditën e zgjedhjeve, nga ku do të votohet për qeverinë e gjyqësorit. Më 12 dhjetor, mbi 350 gjyqtarë të të gjitha shkallëve do të mblidhen për të zgjedhur mes 10 garuesve, 6 kandidatë për vendet në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Njësoj do të veprojnë në datën 11 dhjetor edhe 305 prokurorë, që do të votojnë për qeverinë e tyre e cila quhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, e që sipas parashikimeve ligjore është më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm sesa Prokurori i Përgjithshëm.

Pa banderola, pa premtime elektorale, 20 njerëz të drejtësisë – të cilët fituan me sukses provimin e vettingut – janë tashmë nën ethet e konkurrencës se cili prej tyre do të fitojë për në KLP dhe KLGJ. Por, ndryshe nga buja e zgjedhjeve, fushata e prokurorëve dhe gjyqtarëve po zhvillohet në heshtje, nëpër kafene me miqtë, në zyra dhe me influenca miqsh.

Fushata më e fortë po zhvillohet në shkallën e parë të prokurorive dhe të gjykatave, prej nga ka edhe më tepër garues. Për sa kohë që për në KLGJ, kandidati i Gjykatës së Lartë është vetëm një, gjyqtari Medi Bici, ai nuk ka asnjë konkurrent kundër të cilit të garojë.

Nga Gjykatat e Apelit duhet të dalin vetëm dy fitues, nga gjyqtarët pretendentë Brikena Ukperaj, Nertina Kosova dhe Ilir Toska, megjithëse lufta më e fortë do të jetë në Tiranë mes Toskës dhe Kosovës. Nga Gjykatat e Shkallëve të Para duhet të shpallen 3 fitues, nga 6 garues, në një fushatë që po zhvillohet e fortë sërish në gjykatën e kryeqytetit.

Nga ana tjetër, për në qeverinë e prokurorëve KLP, gara zhvillohet e fortë mes Kosta Belurit dhe Anila Lekës, prej të cilëve vetëm njëri duhet të fitojë. Automatikisht nga Apelet janë të fituar Arben Dollapaj dhe Bujar Sheshi, sepse nuk kanë konkurrentë.

Fushata do të jetë e fortë gjatë këtyre ditëve mes prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe asaj të Tiranës, nga njëra anë, si dhe dy garuesve që përfaqësojnë rrethet, Vat Stakës dhe Besnik Canit, ky i fundit edhe këshilltar i Arta Markut. Siç thotë ligji për KLP dhe KLGJ duhet të fitojnë nga 6 vende dhe nëse do të ketë ankesa për zgjedhje të parregullta, gjithkush mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative. TCH

ma.me

Next Post
Tirana dhe Elbasani, me ndotje alarmante të ajrit

Importi i makinave të përdorura, hyn në fuqi vendimi për kufizimin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In