• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prokurimet publike do të bëhen 90% me AI”, Rama: Duam të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri

by S T
10/12/2024 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli sot për transformimin digjital në konferencën ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ku Shqipëria mikpret rajonin për të diskutuar revolucionin digjital si fuqi e re e mirëqeverisjes.

Shqipëria po punon që përmes inteligjencë artificiale të integrojë në sistemin e monitorimit të lëvizjes së parasë një model që do të çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës. Këtë e konfirmoi sot kryeministri Edi Rama.

Rama tha se në aspektin e prokurimeve publike nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme dhe jemi të parët në rajon.

Kryeministri theksoi se në këtë drejtim Shqipëria ka lënë pas shumë vende të zhvilluara të BE-së, ndërsa solli në vëmendje indeksin e Bazelit për luftën kundër pastrimit të parave.

“Në aspektin e prokurimeve publike nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme. Në bazë të raportit të Sigmës, jemi tani më jo vetëm në vendin e parë në rajon, se kur mblidhemi ne të Ballkanit gjithmonë bëjmë dy sforco më të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është më i pari, kështu që është e pamundur t’i shmangem. Më të vjetrit dihet që jemi ne. nuk ka nevojë të them, që ne të jemi të parët këtu dhe aty kjo nuk para dihet, aq më tepër pastaj duke qenë ne më të vjetrit, kemi kapacitet shumë më të madh se sa këta më të rinjtë për tu zënë me njëri tjetrin për të mos i thënë gjërat që duhen thënë.

Me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtojmë ne besojmë që rreth mesit të mandatit tonë të kartërt ne do të jemi vendi i parë që do të realizojmë prokurime me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti transparence që është i pakonkurrueshëm dot nga çdo komision prokurimesh që bën këtë punë. Do të jetë një tjetër arritje, falë mundësisë që na jep teknologjia.

Se ndryshe procesi do të duhej të shkonte sensibilizo, trajno, eduko, prit që shqiptarët të bëhen gjermanë, e kështu me radhë, Në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm që të bëhemi por as të duam që të bëhemi si gjermanët. Mqs ra fjala i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave, Këtë nuk e them unë se ndryshe nuk do të isha normal, por e thotë indeksi i Bazel. Janë jo pak por 7-8 vende që në indeks renditen pas Shqipërisë për pastrimin e parave, por nuk jemi të kënaqur me këtë, i mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet sepse duam të bëhemi shumë më të mirë”, tha ai.

Next Post
Zuri vendin e katërt në Botëror, “shpërthen” Briken Calja : E trishtë të shohësh që djersa e një sportisti minimizohet kaq lehtë nga disa persona

Zuri vendin e katërt në Botëror, “shpërthen” Briken Calja : E trishtë të shohësh që djersa e një sportisti minimizohet kaq lehtë nga disa persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In