Shtyhet me dy javë shqyrtimi i kërkesës së Partisë Socialiste për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit dhe nenin specifik që shtrëngon rregullat e arrestimit të deputetëve. Mazhoranca socialiste pranoi vërejtjet e opozitës në Këshillin e Rregullores e Mandateve dhe u tërhoq nga propozimi për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Vendimi u mor nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci pas kërkesës së opozitës se drafti ishte futur në rend dite pa u mbushur dy javë nga depozitimi i tij, siç parashikon rregullorja e Kuvendit. Meqë votat ishin të ndara në mënyrë të barabartë, 5 pro e 5 kundër, Këshilli do t’i dërgojë dy mendime Kuvendit, dhe do të vendosë seanca plenare.