• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente!

by E S
07/05/2026 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përgjigje të deklaratave të Berishës për projektrezolutën e PE për Shqipërinë se në të janë bërë 300 ndërhyrje, Taulant Balla tha se ishin 300 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzuan. Lidhur me projektrezolutën, ai pati vetëm një rezervë, të drejtat e minoriteteve, pasi ligji shqiptar parashikon mbrojtjen më të mirë të tyre.

“U tha nga njëri që ishin 300 ndërhyrje, ishin mbi 300 amendamente. Komisioni rrëzoi pjesën më të madhe të amendamenteve. Edhe pse ndonjë amendament ishte nisur me email nga Tirana, nuk e kaloi dot filtrin e Komisionit të Jashtëm. Kam vetëm një koment, te pika 12. Shqipëria është një model i respektimit të të drejtave të minoriteteve. Nuk bie dakord, pavarësisht se e dini fare mirë kush e ka shkruar ose propozuar këtë amendament, por mendoj se Shqipëria në Ballkan është vendi që respekton minoritetet. Ligji që kemi bërë së bashku në vitin 2017 për minoritetet, është më i miri. Komisioni rekomandon që pika 12 të rishikohet”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS tha se Kuvendi duhet të përforcojë kapacitetet, ndaj për këtë bëri ftesë për të vijuar me ndryshimet e rregullores.

“Përshpejtimi i procesit duhet të shoqërohet me progresin substancial duke theksuar se përafrimi i legjislacionit duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve të monitorimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre. Ftesa për ndryshime në rregulloren e Kuvendit është gjithmonë e hapur.

Një prej propozimeve që nuk resht së përsërituri është depolitizimi i numëruesve ose të rikthehemi te numërimi në qendrat e votimit që rezultati të dalë sa më shpejt”, tha Balla.Kreu i PD iu rikthye thirrjeve që t’i dorëzojnë SPAK-ut, ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

“Mbrojtje e Lubisë, dorëzoni Lubinë në Prokurori dhe Gjykatë, sepse ky raport është fund e krye damkosës për farsën elektorale, damkosës për mbrojtjen e korrupsionit, për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, iu përgjigj Berisha.

Next Post
Nesër demonstrata e opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat për protestë paqësore

Nesër demonstrata e opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat për protestë paqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com