• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektoi memorialin që nderon Shqipërinë për shpëtimin e hebrenjve, njihuni me arkitektin e Stephen Jacobs

by Ardit Rada
12/08/2020 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në arkitekturën e Nju Jorkut, Stephen Jacobs është i njohur për veprat e tij shumë milionë dollarëshe, si hoteli ”Gansevoort”, një ndërtesë ku në majë të saj ndodhet një bar dhe në të njëjtën kohë hoteli i parë luksoz i distriktit Meatpacking, i shndërruar në trend në këtë qytet, shkruan Josefin Dolstein për gazetën e njohur izraelite ”The Jerusalem Post”.

Por, kohët e fundit Jacobs ka përfunduar një projekt shumë më ndryshe dhe për këtë nuk  kërkoi asnjë shpërblim.

Për disa vite ai punoi për të projektuar një memorial të Holokaustit për kryeqytetin e Shqipërisë. I përuruar muajin e kaluar në hyrje të Parkut të Madh të Tiranës, memoriali i thjeshtë përmban tre pllaka prej guri, në shqip, anglisht dhe hebraisht, dhe nderon historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jacobs, 81 vjeç, ra dakord të punojë për këtë memorial kur mësoi se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara shpërthimit të saj. Përveç që nuk ua dorëzuan hebrenjtë nazistëve, qindra hebrenjve që mbërrinin nga vendet e tjera, iu ofrua strehim, në vendin që është me shumicë myslimane.

“Mendova se kjo ishte një histori shumë e rëndësishme që duhej të tregohej”, thotë Jakobs.

Motivimi i tij tejkalon dëshirën për të nxjerrë në pah trimërinë e shqiptarëve gjatë luftës.

Vetë Jacobs është një i mbijetuar nga Holokausti. Ai jetoi në një kamp nazist përqendrimi  kur ishte ende fëmijë.

Jacobs është fotografuar me babanë e tij në kampin e përqendrimit në Bukenvald.

“Për mua kjo nuk kishte të bënte thjesht me projektimin. Kjo është përvojë vetiake”, thekson ai.

I lindur si Stefan Jakubowicz, në qytetin polak të Lodzit, Jacobs dhe familja e tij do të shpërnguleshin në Piotrkow, një qytet që u bë getoja e parë e krijuar nga nazistët.

Getoja, që strehonte 25 000 persona, u zhduk në vitin 1942.

Jakobs dhe familja e tij, prindërit, vëllai i madh, gjyshi dhe tri hallat, përfundimisht u dërguan në kampe përqendrimi. Burrat shkuan në Bukenvald, ndërsa gratë në Ravensbruk. Jacobs ishte atëherë vetëm 5 vjeç.

Në Bukenvald, Jacobs arriti të mbijetojë duke pasur edhe fat, por dhe nëpërmjet ndihmës së një ‘rezistence të padukshme’ që funksionoi për të shpëtuar fëmijët. Ai i kaloi ditët e tij në dyqanin e këpucarit të kampit, i cili e lejonte t’i shmangej apelit të përditshëm, ku rojet me siguri do ta kishin vrarë për shkak të moshës së tij të re. Më vonë, ai u fsheh në repartin e pacientëve me tuberkuloz, në spitalin e kampit, ku babai i tij po punonte si infermier.

“Kam kujtime të zbehta”, thotë Jakobs.

“Kam kujtime që nuk janë kronologjike, veçanërisht javët e fundit në kamp, sepse kjo ishte një kohë shumë traumatike dhe e rrezikshme sepse ata po përpiqeshin t’i vrisnin të gjithë”, shton ai.

Për mrekulli, e gjithë familja e Jakobsit i mbijetoi luftës, megjithëse gjyshja i vdiq menjëherë pasi u çliruan kampet. Familja u nis për në Zvicër, ku ata jetuan për tre vjet. Në 1948 u transferuan në SHBA, duke u vendosur në ”Washington Heights” të Nju Jorkut.

Jacobs u bë një arkitekt i shquar i Nju Jorkut, duke themeluar kompaninë e tij së bashku me bashkëshorten Andi Pepper, edhe kjo arkitekte.

Karriera e tij profesionale përfundoi duke ”e çuar” atë përsëri në Bukenvald. Ai u përzgjodh për të krijuar një memorial për “kampin e vogël”, një zonë karantine, ku të burgosurit e rinj, përfshirë Jacobs, qëndruan në kushte mjerane.

Jacobs ra dakord, por me dy kushte: Ai nuk donte të paguhej sepse nuk donte të paguhej nga ish-kampi dhe tjetra “këto janë gjëra që nuk i bëj për të siguruar bukën e gojës”.

Ky memorial u përurua në vitin 2002, me rastin e 57-vjetorit të çlirimit të kampit.

“Shqipëria natyrisht për mua ishte më e largët, sepse nuk kisha qenë atje. Unë nuk dija shumë për Shqipërinë më parë. Unë sigurisht nuk e dija historinë”, thotë Jacobs.

“Bukenvaldi ishte krejtësisht i ndryshëm, kështu që fillimisht, nga pikëpamja emocionale është e vështirë”, shton ai.

Në projektimin e përmendoreve, përparësia e Jacobs është të sigurojë që vizitorët të largohen duke pasur një ide më të plotë për Holokaustin.

Ashtu si memoriali i Tiranës, ai në Bukenvald është relativisht i drejtpërdrejtë dhe përmban pllaka me informacione rreth kampit dhe vendeve nga ku ishin internuar të burgosurit.

“Memorialet e Holokaustit priren të jenë një nga dy ekstremitetet”, thotë ai.

“Ata kanë tendencë të jenë ose memorial heroik i stilit sovjetik, rezistenca heroike ndaj fashizmit, ose aq abstrakte sa që shikuesit kanë nevojë për një shpjegim se çfarë po shikon ai, si për shembull memoriali i Eisenmanit në Berlin. Dhe ndjeva se asnjë nga këto udhëzime nuk ishte e përshtatshme. Gjëja më domethënëse në lidhje me një memorial të Holokaustit, veçanërisht pasi ne po e bëjmë këtë për brezat e ardhshëm, është t’u tregojmë njerëzve saktësisht se çfarë ndodhi atje”, thekson ai. /ATSH

/e.rr

Next Post
Meta jep lajmin: Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare

Meta jep lajmin: Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In