• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji për studentët e mjekësisë, Kushi: T’i paraprijmë tani që nesër të mos jetë vonë! Çfarë përmban

by A R
11/07/2023 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë po diskutohet këtë të martë në lidhje me projektligjin për studentët e mjekësisë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha para deputetëve se ligji i ri është në përputhje me Kushtetutën e vendit. Ajo theksoi se qeveria po merr masa që tani për t’i paraprirë një emergjence që mund të shkaktohet si pasojë e ikjes së mjekëve. Megjithatë, ajo sqaroi se për momentin, vendi ynë nuk ndodhet në “emergjencë ekstreme”.

“Ne nuk jemi në këto momente që flasim në emergjencën ekstreme. Kemi parë shifrat dhe nëse trendi do të jetë i tillë ne do të jemi në atë emergjencën, në atë kolaps. Por ne nuk mund të reagojmë atëherë, se e dimë që diplomimi për mjekësi është i gjatë. Duhet t’i paraprijmë që tani. Prandaj e sjellim tani këtë projektligj, që nesër të mos jetë vonë, por sigurisht nuk e kemi politikë të cunguar. Është shoqëruar me një sërë mekanizmash të tjerë për të motivuar mjekët që të punësohen dhe që të japin kontribut”, tha ministrja.

Por çfarë përmban projektligji i ri?

Sipas ministres, të gjithë kandidatët, maturantët që fitojnë të drejtën për t’u regjistruar për mjekësi, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Mjekësisë. Ata do të pranojnë që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi.

“Projektligji parashikon që studentët ose më saktë kandidatët për studentë që kanë fituar tashmë të drejtën, bëhet fjalë kur të fitojnë të drejtën në muajin Gusht, pas konkursit, sepse siç e dini është shtuar edhe provimi i digjitalizuar përveç rezultateve në tre vitet e studimeve në gjimnaz, por edhe provimeve të maturës, ne kemi shtuar në muajin gusht edhe provimin e digjitalizuar që do të ketë peshën 30% në renditjen e përgjithshme. Dhe të gjithë ata kandidatë, ata maturantë që do të fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje me MSHMSH, MAS dhe UMT, për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi”, tha ministrja.

Për pjesën tjetër, pra ata që e kanë nisur universitetin dhe ata që janë në përfundim, ka dy alternativa.

“Alternativa e parë është që edhe këta studentë është që të nënshkruajnë një marrëveshje përsëri me UMT, dhe dy ministrisë, për të qëndruar respektivisht nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit për të punuar edhe ata në institucionet tona. Dhe për ta tërhequr diplomën pas shlyerjes së këtij detyrimi. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, është që nëse ata nuk pranojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve, por për vitet që kanë mbetur”, tha ministrja.

Ligji, sipas ministres, nuk do të ketë efekte prapavepruese, por për vitin ri akademik dhe për të gjitha vitet që i kanë mbetur studentit deri në diplomim do të paguajnë koston. Ministrja Kushi thotë se projektligji u ofron këtyre studentëve një trajtim të veçantë.

“Së pari, do të kenë të drejtë punësimi prioritare në institucionet shëndetësore, dhe së dyti, do të përfshihen me prioritet në programet sociale të strehimit. Në rast se brenda një viti pas lindjes së këtij detyrimi, pra pas diplomimit, studentët ose të diplomuarit nuk do të arrihet që të punësohen në institucionet brenda Shqipërisë ata do të konsiderohet që i kanë përmbushur detyrimet dhe menjëherë do të pajisen me diplomën e tyre dhe më pas janë të lirë që të zgjedhin që të qëndrojnë në Shqipëri apo të largohen sipas preferencave të tyre. Ndërkohë që projektligji e parashikon edhe periudhën e specializimeve si periudhë punësimi”, tha ministrja.

Kushi sqaroi edhe pse projektligji është propozuar me procedurë të përshpejtuar.

“Për arsye se siç thashë pak më parë në muajin gusht kandidatët për studentë, maturantë që duan të vazhdojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme do të kenë provimin e digjitalizuar. Dhe projektligji parashikon që këta maturantë që përpara këtij provimi, që kur aplikojnë për të zhvilluar këtë provim, duhet të pranojnë kushtet e paraqitura nga UMT dhe kushtet që rrjedhin nga ky projektligj. Prandaj për këtë arsye ne duhet ta kalojmë me procedurë të përshpejtuar, në mënyrë që maturantët përpara se sa të vendosin për të zgjedhur programin Mjekësi e Përgjithshme, t’i njohin të gjitha kushtet që lindin si rezultat i regjistrimit në këtë program”, tha ajo.

/a.r

Next Post
FOTO / Kroçera “Explorer of the Seas” me 2600 turistë për herë të parë në Sarandë

FOTO / Kroçera “Explorer of the Seas” me 2600 turistë për herë të parë në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In