• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji për Portin e Durrësit, Balluku: Po investohen 2.1 miliardë euro, nuk ka asnjë kompani offshore të implikuar

by Java News
16/11/2022 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin po prezantohet projektligji për miratimin e marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku, në fjalën e saj u shpreh se qeveria ka vendosur që portet detare të shndërrojë porte turistike, ndërsa portet komerciale ka ndodhur që t’i çojë në zonat industriale pa cenuar qytetin.

‘Portet detare, që po humbin funksionin e tyre, ne kemi vendosur ti shndërrojmë në porte turistike, ndërsa portet komerciale ti çojmë në zonat industriale pa cenuar qytetet. Pse Durrësi? Ne kemi vendosur që të zhvendoset ky port tregtar. Ky port u ndërtua në dalje të qytetit. Me kalimin e viteve dhe me zhvillimin që i ka ndodhur qyteti, porti tanimë është në zemër të qytetit. Arsyeja e parë, ndotja ambientale për shkak të bulkut, mallrave gjenerale. Dy, problematika me trafikun, që të arrijnë të shkojnë te rrugica e tyre, duhet të presin me orë të tëra trafikun e kamionëve më volume të rëndë. E treta, ndotja akustike. Dhe arsyeja tjetër, për zhvendosjen e portit të Durrësit është dhe ezaurimi i kapacitete pritëse të këtij porit. Plani ynë nuk është vetëm arritja e kapaciteteve përpununese që kryen 98% të aksioneve detare. Porti i Durrësit s’mund të akomodoj volumet e Maqedonisë së Kosovës, Serbisë apo Kosovës.’- u shpreh ministrja.

Ministrja u shpreh se Porti i Durrësit ka ezauruar funksionet e tij, tre arsye dhe se duhet spostuar në Porto Romano.

‘S’kemi patur kurrë investitorë që ofronte mbi 450 mln euro, prandaj i’u dha prioritet propozimit 2.1 mld euro. Deri më tani në Shqipëri s’ka patur investitor që të shprehë interesi me investim mbi 450 mln euro. Pra duke patur një investitor që vjen sot dhe kërkon të ndërmarrë një nismë ku do të investohen 2.1 miliardë euro, i është dhënë prioritet. Në marrëveshje, neni 10, i hapet rrugë që ndërtimin dhe puna të realizohet nga kompani me gara të hapura ndërkombëtare. Kanë ardhur 68 aplikime për statusin e investitorit strategjik, 17 ente të huaja, pjesa tjetër shqiptare. Investimi më i madh është ky i Marinës së Durrësit, që vjen pas kaskada e Devollit dhe TAP-it.’- u shpreh Balluku.

Ministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës kundrejt sipërmarrësit Muhamed Alabbar, që do të ndërtoje Portin e ri të Durrësit. Ministrja u shpreh po ashtu se nuk ka asnjë kompani offshore te implikuar.

‘S’ka asnjë kompani off shore të implikuar. Nëse nuk doni ti jepni kredibilitet. Dje pashë deptuetët që dhunuan psikologjiksht teknikët, që shpjeguan hap pas hapi projektin. Kjo mos të ndodhi sot. TË respektohen specialistët dhe teknikët që ndodhen në tryezë. Ju i keni emrat e kompanive, ju jeni parlamentar, nëndrejtoni komisione, nëse sju mjafton prezantimi ynë, e keni shumë të thjeshtë, që të kërkoni ku do të jetë e mundur, edhe duke iu drejtuar Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve në Emiratet e Bashkuara, apo Abu Dabi, për të verifikuar nëse kompania është apo nuk është off shore. Është e regjistruar në Abu Dabi apo jo. Për sa i përket personit Mohamed Alabbar. Është një person që mjafton të klikoni në internet dhe do i’u dal aktiviteti i tij. Ju s’mund të ofendoni, dhunoni, teknicien, këto sjellje mund të kenë pasoja juridike edhe në bashkëpunimin me investitorin…Akuza që njollosin kompani, biznese, do ishin më të mirë të mos ndodhnin, ndërsa lufta jonë politike është pa limite fatkeqëisht. Mesa kam dëgjuar dje, jam e përgatitur ti dëgjoj edhe sot.  Fyerjet nuk kontribuojnë në imazhin e mirë të Shqipërisë. Muhamed Alabbar po baltoset.’- u shpreh Ministrja.

/s.f

Next Post
Dyshime se ishin në dijeni për serën me kanabis në Berat, merren në pyetje punonjësit e policisë

Dyshime se ishin në dijeni për serën me kanabis në Berat, merren në pyetje punonjësit e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com