• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji për muzetë, Ardian Isufi: Ka militantizëm

by Java News
25/11/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji për Trashëgiminë Kulturore e Muzetë ka hasur në kundërshtitë e para. Ardian Isufi, artist e dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, kundërshton pikat e këtij projektligji që kanë të bëjnë me emërimin e drejtuesit të Galerisë Kombëtare të Arteve, që me miratimin e këtij ligji bëhet Muzeu i Arteve të Bukura. Duke lënë mënjanë pyetjen nëse ky institucion i ka kapacitetet e duhura për të bërë “mbikëqyrjen tematike të të gjithë muzeve dhe galerive të arteve të natyrave të ndryshme”, ‘problemi’ a kundërshtia nis me emërimin e drejtuesit.

Me ligjin aktual, drejtuesi i një muzeu propozohet nga ministri i Kulturës dhe emërohet nga kryeministri dhe ka një mandat 4-vjeçar, ndërsa me ligjin e ri: “Drejtori i një muzeu qendror i zgjedhur me anë të një konkursi publik, emërohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë për një mandat deri në tre vjet”. Kjo pikë, përfshin drejtuesin e Muzeut Historik Kombëtar, drejtuesin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura(GKA), në të ardhmen “Muzeu i Gjethit”, që merr statusin Kombëtar, ose ai “Marubi”. Po ashtu, projektligji parashikon që “Drejtorët e muzeve privatë emërohen në detyrë nga themeluesi me miratimin e ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore duke marrë parasysh kriteret e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Muzeve”.

EMËRIMET
Ardian Isufi, artist e dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, thotë se ligji i ri sjell centralizim, sidomos pika e emërimit të drejtuesve të institucioneve. “Nuk jam dakord, sepse ka të bëjë me centralizim, jo decentralizim, ku një emër, një ministër mund të vendosë për fatet e një institucioni. Në rastin e kulturës, emërimi duhet t’i takojë një bordi ose nga Këshilli i Ministrave që e vendos emrin i cili drejton një institucion”, – thotë Isufi. Sipas tij, me ligjin e ri, “si shkak-pasojë kalojmë te klientelizmi dhe tek emërimi i personazheve që kanë mbështetje politike dhe jo kontribute profesionale e kulturore, kalojmë në ‘militantizëm’. Sa i takon kohëzgjatjes, ku tani posti i drejtorit do jetë 3 e jo katër vjet, për mua, nuk mundet detyra e një titullari institucioni të ketë më pak kohëzgjatje se mandati i qeverisë; sipas meje, drejtuesit e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike, duhet të shkojnë në mandatin e qeverisë. Kjo është handikap. Ka një çrregullim”.

Emërimi i drejtuesve, në këndvështrimin e Isufit, “është një gjë që rregullohet përmes bordeve. Ministria e Kulturës nuk ka borde specialistësh që ta bëjë këtë dhe me ligjin e ri nuk zgjidhet gjë. Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar a institucionet shtetërore, se nuk e ka tagrin vetëm Ministria e Kulturës”. Isufi shton se, sa i takon kërkesës për emërimin e drejtorëve të muzeve shtetërorë ose miratimin e drejtuesve të muzeve privatë, “mandatimi në këtë mënyrë është klientelizëm dhe si shkak-pasojë del që edhe muzetë privatë të zgjedhin një person që është afër Ministrisë së Kulturës nuk është normale. Sipas tij, Ministria e Kulturës nuk mund të ketë certifikues e jo administrator”. Në fund, në tërësi për ligjin, ai thotë se “ligji është centralizues, sepse Ministria e Kulturës nuk ka kapacitete dhe nuk mund të jetë kontrollore. Ministria duhet të ndjekë procesin, por jo të jetë ajo që e vendos. Dhe ky është gabimi i madh – që është politik – që është bërë me ministrinë, dhe është bërë me dashje kjo në MK”.
BW/d.i.

Next Post
Ndodh në Kosovë/“Takimet në oda bëhen duke injoruar gratë”

Ndodh në Kosovë/“Takimet në oda bëhen duke injoruar gratë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In