Parlamenti do të mblidhet sot për të diskutuar dhe votuar projektligjin për arsimin e lartë, të propozuar nga qeveria.
Partia socialiste vendosi një ditë më parë votimin në bllok të projektligjit, të cilin Kryeministri Rama e ka quajtur refomën e duhur për t’u shkëputur nga një sistem i rrënuar asimor.
Partia Demokratike nuk do ta votojë ligjin. Në një tryezë me pedagogë dhe ekspertë të fushës akademike, kryetari i saj tha se është një projektligj klientelist që i jep të drejtë qeverisë të financojë me paranë publike universitetet privat.
Pedagogë dhe ekspertë të fushës e kundërshtuan gjithashtu projektligjin, por e cilësuan si të vonuar reagimin e opozitës dhe debatin e saj për këtë çështje.