• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Projektligji, ja pesë lloje pensionesh për punonjësit e policisë

by
29/06/2015 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia shqiptare nuk do të trajtohet më me ligjin për pensionet suplementare, ku janë përfshirë shumë struktura të tjera, si SHKB, Forcat e Armatosura, Policia e Burgjeve dhe Garda e Republikës, por do të ketë ligjin e saj të veçantë. Qeveria shqiptare mësohet se ka përgatitur një projektligj, në përputhje me ligjin i ri të Policisë së Shtetit, në të cilin kanë ndryshuar rrënjësisht përfitimet suplementare për punonjësit e policisë shqiptare. Në draftin e siguruar nga gazeta “Shqip” shihet qartë se tashmë punonjësi i policisë do të trajtohet sipas pesë lloje pensionesh suplementare, që nga shkëputja nga puna e deri te dalja në pension pleqërie. Madje, pension të tillë do të përfitojnë edhe familjet e policëve të vrarë në detyrë.

Pensioni i parakohshëm

Një nga llojet e pensioneve suplementare që janë parashikuar në ligjin e ri është ai i parakohshmi për vjetërsi shërbimi. Në nenin 15 të këtij projektligji deklarohet se punonjësi i policisë, që ndërpret marrëdhëniet e punës, përfiton pension të parakohshëm suplementar në masën 50 për qind të pagës mujore e të muajit në çastin e lindjes së të drejtës për përfitim. Ashtu si edhe me ligjin ekzistues, këtë pension e përfitojnë të plotë punonjësit e policisë, të cilët kanë vjetërsi shërbimi 15 vjet, për meshkujt, dhe 12 vjet, për femrat, si dhe kanë mbushur moshën 47 vjeç për meshkujt dhe 42 vjeç për femrat.

Por, për çdo vit shërbimi mbi 15 vjet për punonjësit e policisë meshkuj dhe 12 vite për punonjësit e policisë femra, punonjësi përfiton shtesë në masën 2% të pagës mujore të muajit të fundit. “Shuma e përfitimit nuk duhet të jetë më shumë se 65 për qind e pagës mujore të muajit të fundit”, thuhet në draftin e qeverisë. Gjithashtu është parashikuar që të përfitojnë edhe punonjësit e policisë, të cilët nuk kanë vjetërsinë e duhur në punë. “Për çdo periudhë shërbimi 10-15 vjet për punonjësit e policisë meshkuj dhe 7-12 vjet për punonjësit e policisë femra, efektivët përfitojnë pension të parakohshëm në masën 3 për qind më pak se 50 për qind të pagës mujore, të muajit të fundit, për çdo vit. Pra në pesë vjet që është maksimalja, ata përfitojnë 15 për qind më pak pension suplementar të parakohshëm”, thuhet në ligjin e ri. Kur përfituesi punësohet në vende pune, me status civil, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë.

Pension shërbimi

Një tjetër lloj trajtimi i parashikuar në ligjin e ri është me pension suplementar shërbimi. Në nenin 16 shpjegohet se punonjësi i policisë ka të drejtë të dalë në pension shërbimi kur ka plotësuar 25 vite vjetërsi shërbimi dhe moshën 55 vjeç për meshkuj dhe 50 vjeçe për femrat. Duke u rritur vjetërsia në punë, rritet edhe përfitimi për pension suplementar. Sipas draftit, për këtë kategori, masa e pensionit është 65% e pagës mujore të muajit të fundit dhe për çdo vit shërbimi mbi 25 vjet masa e pensionit rritet me 1 për qind të pagës, por nuk duhet të kalojë 75 për qind të pagës mujore të muajit të fundit. Megjithatë, punonjësi i policisë, që plotëson kriteret e këtij neni, përfiton pension shërbimi, pa u trajtuar me pagesë kalimtare apo pension të parakohshëm suplementar. Madje përfitues të këtij neni janë të gjithë punonjësit, që kanë qenë në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për policinë, pra ka fuqi paravepruese.

Pension pleqërie

Lloji i tretë i pensioneve suplementare në këtë ligj, është ai i pleqërisë, i cili trajtohet ndryshe nga profesionet e tjera. Masa e pensionit suplementar të pleqërisë përfshin pensionin e përllogaritur sipas ligjit për sigurimet shoqërore dhe një shtesë në masën 2 për qind të pagës mujore të muajit në çastin e lindjes së të drejtës për përfitim, për çdo vit shërbimi. Shtesa nuk duhet të jetë më e lartë se pensioni i pleqërisë i përfituar sipas ligjit për sigurimet shoqërore. Pra, pensioni suplementar i pleqërisë mund të shkojë sa dyfishi i pensionit të përfituar nga sigurimet shoqërore. Po ashtu, në momentin e daljes në pension pleqërie, punonjësi i policisë përfiton shpërblim në masën e një page mujore të muajit të fundit.

Pension invaliditeti

Kurse në nenin 18 të ligjit të ri parashikohet pensioni suplementar i invaliditetit. Sipas këtij neni, këtë e përfitojnë punonjësit e policisë që deklarohen të tillë. Ky pension është i llogaritur në masën 2 për qind për çdo vit shërbimi mbi pagën mujore, por jo më shumë se 100 për qind të pensionit të invaliditetit, që përfitohet sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” ose ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Pra llogaritja është njësoj si pensioni suplementar i pleqërisë. Por, kur invaliditeti është shkaktuar në krye të detyrës apo për shkak të saj, masa e pensionit suplementar është deri në kompensim 100 për qind të pagës mujore, pavarësisht nga vjetërsia në shërbim.

Pensioni familjar

Ky lloj pensioni është përllogaritur sipas nenit 19 të projektligjit dhe përfitojnë familjarët e një punonjësi policie, i cili ka pasur një të tillë, por është ndarë nga jeta. Pensioni suplementar familjar llogaritet në bazë të pensionit suplementar mujor, që kishte ose i takonte të merrte i ndjeri/e ndjera dhe është 50 për qind për bashkëshortin/bashkëshorten e ve dhe 25 për qind për çdo jetim, prind ose pjesëtar tjetër të familjes në ngarkim. Kufiri maksimal i këtij përfitimi nuk duhet të jetë më i lartë se shuma e plotë e pensionit suplementar, që kishte ose i takonte të merrte i ndjeri/e ndjera, sipas këtij ligji.

Pagesa kalimtare

Veç pesë pensioneve suplementare, në draftin e qeverisë janë parashikuar edhe shpërblimet e menjëhershme që jepen pas shkëputjes nga puna dhe pagesa kalimtare. Në nenin 14 deklarohet se punonjësi i policisë, që ndërpret marrëdhëniet e punës, përfiton pagesë kalimtare në masën 50 për qind të pagës mujore, të muajit të fundit, për një periudhë dyvjeçare, si dhe shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave mujore. Por, jo të gjithë përfitojnë shpërblim të menjëhershëm dhe pagesë kalimtare. Ata që nuk përfitojnë janë personat që kryejnë vepra penale ose shkelje, që dënohen me masën disiplinore përjashtim nga Policia e Shtetit; lirohet me kërkesën e tij për të filluar një veprimtari jopublike; lirohet me kërkesën e tij për t’u punësuar në një sektor tjetër shtetëror, me pagesë më të lartë se në Policinë e Shtetit dhe kur ka më pak se 5 vjet vjetërsi shërbimi të pandërprerë. Në rastet se përfituesi kalon me status civil në veprimtari shtetërore, përfiton pagesë kalimtare për aq kohë sa është përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, por deri në atë masë, sa paga e re plus pagesën kalimtare të mos e kalojnë pagën mujore, në bazë të së cilës është llogaritur pagesa kalimtare. Tashmë, ky projektligj pritet të diskutohet në Kuvend dhe të bëhet miratimi i tij. Megjithatë, deri në miratimin e tij, punonjësit e policisë do të trajtohen me ligjin aktual./ Gazeta Shqip

Next Post

Amber Rose puthet me Blac Chyna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

May 1, 2026
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

May 1, 2026
Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

May 1, 2026
Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

May 1, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

May 1, 2026
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

May 1, 2026
“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In