• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

by A R
30/07/2026 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brukseli dhe Roma kanë shkëmbyer qëndrime lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale për njohjen e fytyrës.

Projektligji italian parashikon që të dhënat biometrike të personave që kalojnë para kamerave të sigurisë në zona të konsideruara të ndjeshme mund të ruhen për një periudhë deri në shtatë ditë.

Nisma është kundërshtuar ashpër nga opozita.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, deklaroi se përdorimi i njohjes së fytyrës në hapësirat publike të aksesueshme është i ndaluar nga Akti Evropian për Inteligjencën Artificiale (AI Act).

“Njohja e fytyrës në hapësirat publike të aksesueshme është një praktikë e ndaluar nga AI Act. Kjo dispozitë është në fuqi që prej vitit të kaluar dhe do të zbatohet plotësisht brenda këtij viti”, tha Regnier.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që Inteligjenca Artificiale të përdoret për monitorimin e lëvizjeve të qytetarëve në hapësirat publike.

“Nuk duam që me Inteligjencën Artificiale të ketë kontroll publik mbi vendet ku lëvizim çdo ditë. Ky është një ndalim i qartë”, u shpreh ai.

Megjithatë, Regnier theksoi se nuk do të komentonte konkretisht projektligjin italian, pasi nuk kishte të gjitha elementet për ta vlerësuar.

Nga ana tjetër, burime nga Pallati Chigi, selia e qeverisë italiane, deklaruan për Corriere della Serra se Italia do të vazhdojë të respektojë plotësisht legjislacionin evropian, duke nisur nga AI Act, në përputhje me garancitë kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

“Italia është në pararojë të qeverisjes së Inteligjencës Artificiale. Kemi qenë vendi i parë në Evropë që miratoi një kuadër të plotë ligjor për këtë fushë dhe e zbatoi atë me shpejtësi. Qeveria do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim, për një zhvillim dhe përdorim të Inteligjencës Artificiale që vendos njeriun në qendër dhe kontrollohet nga njeriu”, thanë burimet qeveritare.

Next Post
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

November 6, 2026
“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

November 6, 2026
Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

November 6, 2026
Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

November 6, 2026
Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

November 6, 2026
Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

November 6, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

November 6, 2026
“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

November 6, 2026
Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In