• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projektligji i pronave, ja kritikat e Komisionit të Venecias

by Java News
03/10/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias ka bërë publik opinionin ndaj ligjit të pronave të qeverisë, ku janë dhënë disa rekomandime dhe propozime për ndryshim në disa pika të këtij ligji.

 “P/ligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë procedurialë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve. Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruhet në draft që Shqiptarja.com e disponon.

Komisoni i Venecias ishte në Tiranë pas kërkesës nga kryeparlamentari Ruçi pas diskutimeve të forta që krijoi drafti i prezantuar nga Qeveria. Kuvendi kërkonte vecanërisht mendim nëse nenet 7 dhe 9 binin ndesh me të drejtat e njeriut dhe pikërisht këtu ekspertët e Venecias evidentojnë probleme.  Gjatë takimeve në Tiranë, Komisioni thekson se është vënë në dijeni edhe mbi problemet e zbatimit të ligjit të vitit 2015 për kthimin dhe kompensimin e pronave.

 “Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj, edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse do të zgjedhnin më shumë opsionin e kompensimit, duke mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë e shtetit për t’u përdorur për programet shtetërore”, shkruhet në raport.

Oponioni në fjalë pritet të miratohet nga Komisioni i Venecias në sesionin plenar të 11 tetorit, ku mazhoranca do të mbrohet me kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ndërsa prezent do të jetë edhe kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Për këto arsye Komisioni fton ligjvënësit shqiptarë të rishikojnë draftin dhe ofrojnë disa rekomandime.

REKOMANDIMET E KOMISIONIT TË VENECIAS
• Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj.
• Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ.
• Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm.
• Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore.
• Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore.
• Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP.
• Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara. /l.m

Next Post
Këto janë 2 shenjat me fat për ditën e sotme (14 korrik 2019)

Horoskopi ditor, e premte 4 tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In