• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projektligji/ Disiplinimi i sektorit, peshkimi do të bëhet me tender

by A R
06/09/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një projektligj i ri për Akuakulturën ka mbërritur në Kuvend dhe në themel të tij është disiplinimi i sektorit të peshkimit. Sipas relacionit shoqërues baza e re ligjore merr në konsideratë zonimin paraprak të territorit tokësor dhe ujor të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar llojin e akuakulturës mbi bazën e specieve si dhe kapacitetet e secilës zonë.

Projektligji parashikon që më pas zonat e përcaktuara i nënshtrohen konkurrimit publik, për mënyrën më të mirë të zhvillimit të akuakulturës. Nga konkurrimi publik, përjashtohen ato zona që janë në pronësi private, që mund të jenë të përfshira si zona ku zhvillimi i akuakulturës është prioritar.

Ministria e Bujqësisë ka argumentuar se në këtë mënyrë do të konkurrojnë projektet më të mira për një zhvillim të përgjegjshëm të akuakulturës.

Ndarja në zona do të bazohet mbi të dhënat e disponueshme, traditën, speciet me interes ekonomik, kushtet klimaterike të vetë zonës, përmirësimet dhe arritjet teknologjike bashkëkohore etj.

Me përfundimin e këtij klasifikimi paraprak fillon një proces konsultimesh që kanë interesa në secilën zonë, duke filluar nga institucionet qendrore te ato vendore, përfshirë grupet e interesit, shoqatat e ndryshme në fushën e peshkimit apo të mjedisit etj.

Nga kjo hartë paraprake, mbi bazën e diskutimeve ndërmjet palëve do të hiqen ato zona ku prioritet janë aktivitete të tjera, përveç akuakulturës, si zona të mbrojtura, të zhvillimit të peshkimit, të zhvillimit të turizmit, zhvillimeve portuale, trashëgimisë kulturore etj.

Në fund të tij do të mbeten disa njolla në hartë, në të cilat zhvillimi i akuakulturës është prioritar. Ky planifikim dhe kjo hartë do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe më pas bëhet tenderët për shfrytëzimin e këtyre zonave.

Ministria e Bujqësisë sqaron se, ligji i ri i vë fre informalitetit në këtë sektor, pasi cilido që mendonte se mund ta zhvillonte këtë aktivitet në pronat e tij ishte i lirë ta bëjë jashtë çdo monitorimi për llojet, kapacitetet, taksat e paguara etj raporton Monitor.

“Duke qenë jashtë çdo kontrolli, kjo gjë solli, gjithashtu, mangësi dhe nuk ka asnjë lloj informacioni për sasitë, sëmundjet, kushtet e prodhimit dhe ose tregtimit. Ky projektligj vendos edhe standardet mjedisore në përputhje me legjislacionin në fushën e mjedisit dhe të mbrojtjes së natyrës e biodiversitetit, që kanë të bëjnë me respektimin e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të aktivitetit: shprehet Ministria e Bujqësisë në relacionin shoqërues./a.m.

Next Post
FOTOT/ Marina dhe Getoari xhiro në Maldive me avion privat

FOTOT/ Marina dhe Getoari xhiro në Maldive me avion privat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në të gjithë Spanjën për krizën e strehimit

Protesta në të gjithë Spanjën për krizën e strehimit

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com