• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Projektligj për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore

by A R
24/01/2016 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, sqaron se projektligji i ri për sigurimin ndaj katastrofave natyrore është gati dhe aktualisht është dërguar pranë shoqërive të sigurimit për të marrë opinionet dhe komentet e tyre lidhur me draftin e hartuar.

Projektligji përcakton se cilat janë objektet që sigurohen dhe ato që nuk sigurohen. Sipas projektit, rreziqet e mbuluara në këtë sigurim lidhen me dëmet nga tërmetet dhe pas tërmetet, zjarret e shkaktuara nga tërmetet, shpërthime të shkaktuara nga tërmetet, rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga tërmetet, përmbytje, rrëshqitje të tokës apo fundosje të shkaktuar nga përmbytja. Sipas AMF, modeli më i mirë për t’u ndjekur në këtë drejtim është Turqia.

Sipas të dhënave të depozituara nga shoqëritë e sigurimit pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në periudhën 2013 deri në shtator të vitit 2015, në nivel mesatar për tregun, sigurimi i pronës nga përmbytjet zinte rreth 3% të vlerës totale të rreziqeve në kontratat e sigurimit të pasurisë.

Gjatë vitit 2014, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është ftuar si pjesë e grupit të punës me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në “Projektin pilot për krijimin dhe eksperimentimin e një sistemi sigurimesh të lehtësuara për mbulimin e rreziqeve në bujqësi”, i cili është në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Italisë.

Ekspertë të Bankës Botërore, në kuadër të projektit “Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve”, i financuar nga Nisma për Forcimin dhe Reformën në Sektorin Financiar (FIRST) kanë përgatitur projektligjin për sigurimin nga katastrofat natyrore. Prej muajit tetor 2015, projektligji është shqyrtuar nga AMF dhe komentet në lidhje me të u janë dërguar sërish zyrës së Bankës Botërore. Njëkohësisht, projektligji është dërguar edhe pranë shoqërive të sigurimit për të marrë opinionet dhe komentet e tyre lidhur me draftin e hartuar.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore, AMF është duke studiuar disa mundësi për struktura organizative apo skema financiare për sigurimin nga katastrofat. Kjo do të kërkojë një bashkëpunim midis disa institucioneve dhe përvojën e mëtejshme të ekspertëve në rajon dhe më gjerë.

MONITOR

Next Post

Mbyllja e kufijve kosto e lartë apo shpëtim i paqes sociale në Europë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

February 21, 2026
Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

February 21, 2026
Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In