• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projekti STAR2, takim ndërkombëtar mbi modernizimin e qeverisjes vendore

by Java News
11/04/2019 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U organizua sot në Tiranë takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe përpilimin e Procedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore” ku u shkëmbyen gjetjet kryesore mbi vlerësimet dhe rekomandimet mbi Procedurat Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore.

Takimi solli së bashku 180 punonjës të bashkive të Shqipërisë, përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administrates Publike, Shoqata e Bashkive e Shqipërisë dhe Shoqata për Autonominë Vendore, PNUD, dhe komuniteti i donatorëve të STAR 2.

Zbatimi i Reformës Administrative Territoriale, Strategjisë së Decentralizimit, dhe Ligjit për Qeverisjen Vet-Vendore, zgjeroi jo vetëm territorin dhe popullsinë e bashkive, funksionet e kompetencat e tyre, por shtoi edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për shërbime më të mira, transparencë dhe përfshirje në vendimmarrje.

Për t’ju përgjigjur këtyre sfidave, 61 bashkitë u përballën me nevojën për të forcuar kapacitetet e tyre institucionale, duke u bazuar në procedura ligjore dhe për një administratë profesioniste.

Me këtë qëllim gjatë periudhës dhjetor 2017 deri në prill 2019, Projekti STAR2 mbështeti të gjitha bashkitë për të rritur njohuritë e tyre për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative, duke kryer vlerësimin e situatës përmes diskutimeve me 158 punonjës të bashkive, dhe me tej ngritjen e kapaciteteve për 195 punonjës të trajnuar nga 61 bashki. Në vijim, me punonjësit e 9 bashkive, Berat, Kucovë, Skrapar, Shkodër, Lezhë, Fushë-Arrëz, Elbasan, Gramsh dhe Krujë u punua për zhvillimin e 180 Procedurave Standarde të Veprimit për buxhetin lokal, prokurimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore dhe treguesve perkates te monitorimit.

Fale kësaj asistence punonjesit e bashkive qe u angazhuan në procesin e hartimit të Procedurave Standarde të Veprimit jane te afte te transmetojne njohuritë dhe praktikën e tyre te kolegët e bashkive të tjera, sic u demonstrua gjate ketij takimi. Ky element krijon premisa për qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e asistencës në të ardhmen.

Forcimi i njohurive dhe aftësive të administratës vendore për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe avancimi i mëtejshëm me hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit për funksionet e qeverisjes vendore është një hap përpara drejt operacionalizimit të proceseve të punës që ndihmon kryetarët e bashkive për të përmirësuar më tej menaxhimin dhe rritjen e performancës së bashkive.

Projekti STAR 2 po punon për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimi Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

/a.meta

Next Post
“Pietro Krespi” zbret në Berat…

“Pietro Krespi” zbret në Berat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In