• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projekti/ Si do të hiqen nga qarkullimi makinat e vjetra, kush preket

by Java News
05/11/2016 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria duket e bindur në politikën e vet për pastrimin e ajrit nga ndotja që vjen nga makinat. Shumë vende kanë plane të qarta, nga mbitaksimi deri te bllokimi i kalimit në qytete. Në disa vende të BE-së ndalohet qarkullimi në zonat e banuara për makinat që nuk janë “euro 5”, një normë e cila tregon nivelin e ndotjes që vjen nga djegia e karburantit te motorët e makinave. Plani i qeverisë shqiptare po detajohej në draftin Kombëtar të Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit, shkruan “Panorama”. Sipas këtij plani, janë tri pika ku qeveria do të ndërhyjë.

BLERJA E MAKINAVE

Pika e parë është subvencioni për të gjithë ata që kanë makina të vjetra. Sipas draftit që ka nisur të diskutohet me qytetarët dhe grupet e interesit, bëhet fjalë për makina të vjetra të para vitit 1995, shkruan Panorama.

Njëra skemë është heqja nga qarkullimi i makinave para vitit 1995. Kjo mund të bëhet me subvencionim, ose me ndalimin e importit të këtyre makinave për të ardhmen. Në draft parashikohet që të shpenzohen rreth 15 milionë euro për heqjen nga përdorimi dhe subvencionim të 15 mijë makinave. Skema është e thjeshtë.

Në rast se ke një makinë të vjetër, (pra që bën pjesë në fashën e makinave që qeveria do të heqë nga qarkullimi) dhe shkon të blesh një makinë të re, atëherë makina e vjetër do të vlerësohet me një çmim konkurrues, më të lartë sesa ai i tregut. Në këtë mënyrë, qytetari përfiton një makinë të re me një çmim më të mirë, pasi makina e vjetër vlerësohet më shtrenjtë se tregu.

Kjo skemë, sipas draftit, do të ndiqet për 15 mijë makina. Për makinat para vitit 1995, drafti thekson: “Qeveria duhet të parashikojë program për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e prodhuara para vitit 1995. Qeveria duhet të parashikojë një fond prej të paktën 20 milionë euro, për të iniciuar programin për një periudhë 3- 5 vjeçare. Numri i përfituesve mund të arrijë në rreth 20 mijë, ose afërsisht 6 për qind e njerëzve dhe kompanive që kanë një makinë”.

TAKSIMI I MAKINAVE

Skema tjetër që do të përmirësojë cilësinë e ajrit është ajo e dekurajimit të lëvizjes me makinë, nëpërmjet taksimit. Janë dy ide për të çuar në uljen e ndotjes.

E para është taksimi i diferencuar. Pra, makinat që ndotin ajrin më shumë, që përgjithësisht kanë cilindratë motorike dhe vjetërsi më të madhe të taksohen më shumë, ndërsa ato që janë më të reja dhe kanë cilindratë më të vogël të taksohen më pak. Kjo deri në zerimin e taksës për makinat e reja.

Ndërsa skema e dytë është ajo e taksimit të qarkullimit në rrugë të caktuara. “Qeveria mund të prezantojë një skemë për rrugët me pagesë, duke taksuar shoferët sipas përdorimit të makinës, në mënyrë që përdoruesit e shpeshtë të paguajnë më shumë sesa ata që e përdorin më pak rrugën”, thuhet në draft.

Në të gjitha variantet është qartësisht e lexueshme se qeveria do të ndërmarrë hapa për të luftuar ndotjen e ajrit nga makinat. Subvencionim, taksim, apo limitim i vitit të prodhimit, kjo mbetet akoma për t’u vendosur. Një gjë është e sigurt, kush ka një kaminë para vitit 1995 duhet të preokupohet.

Next Post
Rita Ora si bionde e vitit 1920 duket si asnjëherë më parë

Rita Ora si bionde e vitit 1920 duket si asnjëherë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

September 11, 2026
Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

September 11, 2026
Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

September 11, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Fundjava sjell uljen e temperaturave, kthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat! Ja si parashikohet moti

September 11, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Sulm masiv kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna përfundojnë në ‘Darknet’!

September 11, 2026
Burg për 86-vjeçarin/ Përdori për 58 vite me radhë identitetin e vëllait të vdekur dhe mashtroi sistemin e sigurimeve shoqërore

Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen…

September 11, 2026
Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com