• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i qeverisë për rritjen e pagave: 10% shëndetësia e policia, 7% administrata

by Java News
02/11/2016 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Projekti, arsimi, shëndetësia dhe policia rritje page me 10%, administrata 7%, paga minimale rritet 36% më 2017. Qeveria ka detajuar politikën e për rritjen e pagave të administratës. Projekti tashmë është gati për në Kuvend si pjesë e projektbuxhetit të vitit 2017. Rritja e mesatare e pagës për sektorët kryesore arsimin, shëndetësinë dhe policinë e shtetit do të jetë me 10 për qind, ndërsa për punonjësit e administratës qendrore 7%. Kosto vjetore për këtë rritjen është 7.5 miliardë lekë, por duke qenë se kjo politikë do të aplikohet në muajin mars kosto reale ne buxhetin e 2017 nga kjo rritje do të jetë 6.2 miliardë lekë.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 110 000 punonjës, nga të cilët 81 mijë punonjës janë buxhetorë dhe rreth 29 mijë punonjës të tjerë janë mjeke, infermierë dhe punonjës mësimorë të universiteteve publikë. Politika e rritjes së pagave do bëhet e diferencuar duke i dhënë prioritet kryesisht pagës minimale, pagës në sistemin arsimor dhe shëndetësor, pagës së administratës publike si dhe pagës së punonjësve në sistemin e Policisë së Shtetit, raporton Monitor.

Paga minimale do të rritet me 36.3 % ose me 8 000 lekë/muaj. Numri total i përfituesve nga rritja e pagës minimale në administratën buxhetore për vitin 2017 është rreth 6 900 punonjës dhe fondi i nevojshëm nga kjo rritje është rreth 1 miliardë lekë në vit.

Rritja e pagës në sistemin arsimor publik parauniversitar dhe universitar do të jetë me 10%. Numri i përfituesve është gjithsej 38 000 punonjës mësimorë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 1.8 miliardë lekë.  Gjithashtu, kjo rritje page do të financohet nga buxheti i shtetit edhe për 8000 punonjës të tjerë mësimore që janë në varësi të bashkive , duke shtuar financimin e grandit në masën 500 milion lekë.

Rritja e pagës në sistemin shëndetësor publik do të jetë 10%. Numri i përfituesve është gjithsej 18 500 mjekë dhe infermierë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 1.5 miliardë lekë, sqaron Ministria e Financave.

Rritja e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit do të jetë me 10%. Numri i përfituesve është rreth 10 000 punonjës policie dhe fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 800 milionë lekë. Ndërsa rritjen e pagës së nëpunësve të Administratës Publike mesatarisht me 7%.

ma.me

Next Post
Vuçiç:“Serbia nuk do t’i dërgonte pa arsye tanket tek Ibri”

Vuçiç:“Serbia nuk do t’i dërgonte pa arsye tanket tek Ibri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In