• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti që e kthen Piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe të IT në Ballkan

by A R
02/02/2018 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Piramida do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të ICTAwards, Veliaj theksoi se pas Jerevanit, Londrës dhe Parisit, Tirana do të jetë qyteti i katërt që do të aplikojë një nga koncepttet më të mira në fushën e teknologjisë dixhitale.  “Ky qytet po funksionon pak më mirë sot megjithatë unë prapë them nuk mjafton. Kjo është një nga arsyet pse ne kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm për ta kthyer të gjithë Piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe të IT në rajon. Ne jemi duke punuar me një organizatë që quhet Tumo. Tumo është një organizatë me origjinë nga Amerika, një grup amerikano-armen e filloi për herë të parë në Jerevanit. Një shkollë inovatore për kulturën dixhitale dhe varion nga kodimi dhe softëare disign deri në kinema, film, fotografi, montazh dhe shumë prej proceseve të tjera. Çdo ditë në Jerevan hyjnë dhe dalin nga kjo qendër 4 mijë të rinj dhe kur them të rinj edhe fëmijë, pra nga mosha 4-24 vjeç. Aq i suksesshëm është projekti saqë për punë ditësh hapet në qendër të Parisit dhe në qendër të Londrës. Ne do të jemi qyteti i katërt që do të aplikojë konceptin Tumo dhe unë këtu i jam shumë mirënjohës edhe kryeministrit edhe qeverisë shqiptare sepse na ka dhënë pronën më të lakmuar në qytet, Piramidën e Tiranës, për ta transformuar në një projekt të tillë”, tha Veliaj.

Pas projektit të suksesshëm për transformimin e Pazarit të Ri, shndërrimi i Piramidës do të jetë projekti tjetër i radhës që do të bashkëpunohet me ADF. “Ne kemi vendosur që të bëhemi partnerë sërish me Fondin Shqiptaro-Amerikan, me ADF-në. Kemi pasur një eksperincë fantastike në projektin e Pazarit të Ri dhe pamë se si u rrit vlera e pronës, se si u transformua gjithë ai realitet dhe se si në njëfarë mënyre ajo lloj akupunkture urbane, pra një lloj pineske në trupin e qytetit, duam që të kalojmë në fazën e dytë dhe ky do të jetë projekti që ne do ta bashkëfinancojmë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë zbuloi edhe detajet e projektit fantastik që do të bashkojë të gjithë brezat. “Do të punojmë me shumë cilësi që të jetë jo vetëm një qendër fantastike kreative, e kulturës dixhitale, por sigurisht edhe një objekt fantastik për t’u soditur. Për të gjithë ju që i keni akoma me merak peng nga vegjëlia juaj, do vazhdohet të lejohet rrëshqitja në piramidë. Do të jetë në fakt një qendër gjigante multifunksionale kryesisht me fokus kulturën dixhitale. Do të kemi hapësirë për të bërë inkubatorë, hapësira është jashtëzakonisht e madhe. Arkitektët bashkë me ata që po bëjnë plan-biznesin nga Tumo, duhet që të konsultohen me grupet më të zëshme dhe më rekreative në qytet e për nevojën e  hapësirës, për fashat e grupmoshave, për mënyrën se si ne do të qepim si një rrobaqepës që bën një kostum me masë, programet me masë për secilën grupmoshë. Dhe pastaj se cila do të jetë hapësira që ne do të rezervojmë për inkubatorë biznesi”, nënvizoi Veliaj./a.m.

Next Post
Shqipëria, vendi i tretë më i lirë në rajon për koston e jetesës

Dikur Italia ishte "toka e premtuar" e shqiptarëve, sot Shqipëria destinacion i italianëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com