• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Projekti për Teatrin Kombëtar/ Prokuroria “rrëzon” PD: Arkitekti danez s’ka shkelur ligjin

by Java News
22/02/2020 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës rrëzon Partinë Demokratike në lidhje me padinë që ajo ka bërë ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels, se ka shkelur ligjin me projektin e Teatrit të Ri. Vendimi për pezull të hetimit të çështjes penale u dha nga prokurori Saimir Hysa më 11 nëntor 2019, me argumentin se nuk ka asnjë provë që vërteton akuzat e Partisë Demokratike, por se çdo gjë është në kuadrin e hamendësimeve dhe e pambështetur në asnjë prove serioze. Sipas opozitës arkitekti danez ka shkelur ligjin dhe akuzohet për korrupsioni pasiv pasi ka marrë përsipër realizimin e projektit në mënyrë private nga kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës pa nënshkruar një marrëveshje me autoritetet publike dhe zona ku ndodhet godina e teatrit konsiderohej zonë e mbrojtur.

‘Arsyetimi se arkitekti danez ofertën apo përfitimin e parregullt të marrë nga ‘Fusha’ sh.p.k. ja ka kaluar kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë është në kuadrin e hamendësimeve dhe e pambështetur në asnjë provë apo rrethanë serioze. Në rast se bëhet fjalë për vlerën e përfituar nga Bjarke Ingles si shpërblim për punën e kryer prej tij për realizimin e projektit, kjo nuk konsiderohet si përfitim i paligjshëm pasi është një e ardhur që buron nga një punë e kryer realisht dhe të një marrëveshje mes porositësit të projektit cilido qoftë ai dhe arkitektit. Kallëzuesi nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete apo indicje përveç deklaratave publike të bërë nga vetë personat që pretendon se ka kryer këtë vepër penale‘, shkruhet në vendimin e Prokurorisë së Tiranës.

Në lidhje me akuzat e paligjshmërisë së shembjes së godinës së teatrit, prokurori i çështjes Saimir Hysa shprehet se nuk është kompetence e prokurorisë të gjykojë aktet ligjore të nxjerra nga organet shtetërore nëse duhet shembur apo jo ajo godinë.

“Nuk është në objektin e punës së prokurorisë të gjykojë mbi vlefshmërinë e akteve ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetëror si dhe mbi faktin nëse duhet shembur ose jo godina e teatrit Kombëtar. Ky proces kalon nëpër institucionet të ndryshe të cilët do të shprehen mbi bazueshmërinë e këtij procesi ë ligj. Në këto rrethana nuk mund të fillohet një procedim penal, pasi nuk përbën vepër penale”, shkruhet në vendin e prokurorit gjatë rrëzimit të padisë së PD-së.

PD-ja e akuzonte arkitektin Ingels, se me anë të kësaj përfshirjeje në projekt ka dashur të ndërtojë kulla private në pronën publike. Në padinë që PD depozitoi në Prokurorinë e Tiranës akuzonte arkitektin danez Bjarke Ingels për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private.

Sipas PD, akuzat ndaj Ingels janë: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Genta Ismajli nuk rri dot larg të dashurit: Më mungon aroma jote

FOTO/ Genta Ismajli nuk rri dot larg të dashurit: Më mungon aroma jote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com