• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti për Piramidën/ Rama: U kthye në qendër të kioskëzimit, madje dhe simbolit të ‘tokës së xanun’

by Java News
04/02/2021 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ditën e nisjes së zbatimit të projektittë rijetëzimit të Piramidës së Tiranës.

Rama thotë se projekti për Piramidën ka qenë më i vështiri, por thekson se koha e madhe e harxhuar nuk ka humbur kot, pasi ky projekt është shumë bindës dhe ambicioz.

Sipas tij pikërisht Piramida që ndodhet në mes të Tiranës u kthye në qendër të kioskëzimit, madje dhe simbolit të ‘tokës së xanun’, teksa vetë e pranon se për 11 vite si kryebashkiak e ka pasur në mendje se si mund të kthehej në aset.

”Me vjen shumë mirë që shohim këtu nisjen e zbatimit të një projekti i cili është mbase ndër projektet që ka marrë më shumë kohë për të marrë formën e tyre, në ato që mbaj mend. Kanë marrë kohë një sërë projektesh. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën edëshiruar, dhe për të jetësuar harmonizimin shumë të vështirë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Përmes një ndërhyrje në të tashmen. Kjo ka qenë një ndërtesë kur në kohën kur u ngrit dihej ç’qëllim kishte.

Nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjerat. Ishte një shkuarje e arkitektëve të kohës, përtej kornizës së kohës. Si për të thënë që ajo çka nuk i lejohej të tjerëve, dhe nuk lejohej për të tjerat. Dhënia e një forme shumë më e lidhur me tendencat e arkitekturës moderne, për një objekt në Shqipëri, ishte e mundur.

Në rastin kur kjo formë, jepte qartë mesazhin. E bën godinën një ndërtesa që duhet ruajtur. Jo vetëm për historinë e saj, se kjo do ishte gjëja më pak e rëndësishme, në rast se godina do ishte pa asnjë interes nga pikëpamja arkitektonike, por për formëne  saj.

Vitet e lanë mu në mes të Tiranës, në një proces degradimi. Asnjëherë nuk u gjet mënyra si kjo godinë mund të shërbente jo për qëllimin që u ndërtua, por për të tjera dhe me funksione të tjera. U provuan një sërë gjërash, që çuan në qoskëzimin e brendshëm. U kthye si një lloj simboli i tokës së xanun, në një bashkëpunim mes shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes.

U kthye në një vend ku veprimtaritë s’kishin lidhje me njëra-tjetrën, dhe ku hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend i shkretë.

Më pas lindi ideja iracionale për ta kthyer territor, në territorin e parlamentit të ri, dhe për ta fshirë komplent nga dheu, gjë që shumë papritur krijoi një acarim tek brezi më i ri. Tek ai brez pak i lidhur ose aspak i lidhur me kohën e dikurshme. Sapo kishte hyrë në botën dixhitale, asoj kohe shumë e brishtë. Dhe rrjetet e sapokrijuara sociale nisën të përdoren në atë kohë për të thirrur për protestë. Protestuesit ishin më të rinjtë, që s’kishin lidhje me Enver Hoxhën e komunizmin. Nuk protestonin për të protestuar për muzeun e Hoxhës, por për të ruajtur një shenjë të një kujtese që nuk ishte kujtesa e tyre e drejtpërdrejtë, por ishte kujtesa kolektive që ruhet nga brezi në brez pikërisht nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve tejet të komplikuara për ta sjellë në një godinë tjetër.

Megjithatë duhet ta pranoj se dukeqenë se qysh jam bërë kryebashkiak,e  kam pasur në mendje këtë godinë, sfidën për ta kthyer në një aset jo vetëm arkitektonik por edhe kulturor e social të Tiranës. Është sfidë shumë e ndërlikuar. Godina është shumë karakteristike, shumë e veçantë. Hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorshme. Sfida është programi i godinës. Çfarë do përmbajë brenda. Për çfarë do shërbejë. U bë tentativë absurde, qesharake, tragji-komike për historinë e kulturës dhe arkitekturës për ta bërë Teatër Kombëtar. U shpenzuan miliona dollarë, u bë një barbari brenda së cilës u janë ende gjurmët. U vodhën një pejsë e pllakave, aksesorëve të mbetur, për të lënë pas një gërmadhë. Dëshmia që vulosi faktin se godina nuk mund më të shihej si një hapësirë ku mund të kioskëzohej nga idetë spontane apo qëllimet e lindura. Besoj që e gjitha kjo kohë në kërkim të programit të kësaj godine ka qenë në fakt kohë jo e humbur, por na ka dhënë mundësinë që e bën këtë një projekt shumë bindës e ambicioz.”- tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Tremben shpërndarësit e drogës, ngatërrohen me policët/ Camorra urdhëron shoferët e ambulancave mos të përdorin sirenat

Tremben shpërndarësit e drogës, ngatërrohen me policët/ Camorra urdhëron shoferët e ambulancave mos të përdorin sirenat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

November 12, 2026
“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

November 12, 2026
Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

November 12, 2026
Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

November 12, 2026
Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

November 12, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë!

November 12, 2026
I dënuari në burgun e Fushë-Krujës kërcënon drejtorin dhe sekretaren: Do iu vë bombën

Dy plagosje me thikë brenda pak orësh në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe 2 vëllezër të shpallur në kërkim!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In