• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti për Butrintin / Meta, kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision i Posaçëm Parlamentar

by A R
20/06/2022 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta i eshte drejtuar me nje kërkesë Kuvendit qe të ngrihet një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Kjo kerkese sipas Metes, ka qëllim:

– respektimin e parimeve kushtetuese dhe vlerave universale;
– mbrojtjen e trashëgimisë tonë kombëtare nga shtrembërime të çdo lloj natyre;
– respektimin e Konventës së Parisit dhe parimeve të përcaktuara nga UNESCO;
– për të garantuar që rendi juridik i normave të legjislacionit shqiptar, është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë dhe askush nuk mund të ketë një trajtim të parapëlqyer nga qeveria nëpërmjet Kuvendit;
– për të mos lejuar asnjë mundësi që pasuria e shqiptarëve të keqadministrohet dhe pjesët më të rëndësishme të saj që faktojnë gjurmët reale të identitetit ilir dhe shtetit shqiptar të humbasin;
– në respekt të Rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë të datës 19 maj 2022 dhe i bindur dhe mbështetës për gjithë sa parashtrohet në këtë Rezolutë;
– me qëllimin që pasuria dhe financat e shtetit që krijohen nga një pasuri kombëtare e patjetërsueshme, të administrohen në funksion të kësaj çështje në mënyrën më të mirë të mundshme;
– duke respektuar njëkohësisht dhe vullnetin dhe angazhimin prej vitesh të Fondacionit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim (AADF);
– në respekt të çdo eksperti dhe qytetari dhe anëtari të shoqërisë civile të Republikës së Shqipërisë, i cili përmes opinioneve, vlerësimeve dhe angazhimeve kërkon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare dhe pasurisë sonë të përbashkët;
mbështetur në nenin 85 pika 1, 86 pika 1, 92/a, të Kushtetutës, si Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe si përfaqësues i unitetit të popullit, kam vendosur që ky ligj duhet të rikthehet edhe një herë në Kuvend, me qëllim që kjo çështje, të marre kohën dhe vëmendjen e duhur, për t`u vlerësuar përsëri nga Kuvendi, përmes një procesi real dhe të thelluar diskutimi.

“Lidhur me këtë çështje kaq të rëndësishme, si President i Republikës, vlerësoj se në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 24 të Rregullores së Kuvendit , kjo çështje, hyn pikërisht në llojin e atyre çështjeve të një rëndësie ekstremisht të veçantë, e cila kërkon kujdes të lartë nga organet shtetërore dhe për këtë Kuvendi i Shqipërisë, duhet të miratojë dekretin e Presidentit, dhe të vlerësojë sugjerimin për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili përmes një procesi të gjerë dhe solid konsultimi e diskutimi, të mund të prodhojë produktin më të mirë, e përmes një dakordësie të gjerë t`u ofrojë brezave që vijnë zgjidhjen më të mirë për Parkun Kombëtar të Butrintit dhe gjithë pasuritë të çdo lloji pjesë e tij.

Në këtë mënyrë, jo vetëm do të garantojmë zgjidhje dhe zgjedhje më të mira, por do të ishim në unison dhe me kërkesat e Parlamentit Evropian i cili në datën 19 maj 2022, ka miratuar Rezolutën me përplot 73 pika, ku ndër të tjera, bën thirrje që politika shqiptare të tregojë pjekuri politike në trajtimin e çështjeve me interes publik, të rrisë demokracinë, rikujton përgjegjësinë e autoriteteve qendrore dhe lokale për të siguruar transparencë, llogaridhënie dhe gjithëpërfshirje, si dhe thekson se përmirësimi i qeverisjes, transparenca, siguria ligjore, përfshirja dhe dialogu social janë thelbësore për stimulimin e investimeve të huaja direkte dhe mbajtjen e punëtorëve të kualifikuar; bën thirrje për një përfshirje kuptimplotë të shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara në debatin mbi veprimet e politikave.

Nëse shumica në Kuvendin e Shqipërisë do të zgjedhë siç dhe ka deklaruar publikisht të rrëzojë politikisht dekretin e Presidentit të Republikës, dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 50/2022, kjo nuk do t`i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi”, thuhet ne kerkesen e depozituar ne Kuvend nga Meta.

/a.r

Next Post
Investimet strategjike/ Balla për kërkesën e PD: S’ka fakte dhe indicie për ngritjen e Komisionit Hetimor

Investimet strategjike/ Balla për kërkesën e PD: S'ka fakte dhe indicie për ngritjen e Komisionit Hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com