Kapiteni i Romës, Francesco Totti, u intervistua nga një grup fëmijësh, në kuadrin e projektit olimpik Roma 2024.
Totti tregoi për kujtimet e fëmijërisë, si “flija me topin, gjithmonë kam pasur një synim dhe ia arrita deri në fund”, si dhe për dashurinë që ka për qytetin: “Nuk do të mund të gjeja një pjesë të preferuar, (Roma) më pëlqen e gjitha”. Futbollisti legjendar foli edhe për kandidaturën për të pritur Lojërat Olimpike 2014: “Roma mund ta fitojë garën për Olimpiadën 2024. E them si roman që ky qytet e meriton, shpresoj vërtet që të mund të fitojë organizimin e një kompeticioni të këtij niveli”.
d.i.