• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROJEKTI / Ndërtohet me 200 mln lekë, si do jetë godina e ekspozitës në Llogara

by Java News
13/09/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministria e Mjedisit ka bërë një projekt për godinën e ekspozitës në qafën e Llogarasë, në Vlorë. Është bërë procedura tenderuese dhe është shpallur edhe fituesi. Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, institucioni i drejtuar nga Lefter Koka ka akorduar 200 milionë lekë për ndërtimin e kësaj godine. Ajo do të shërbejë si ekspozitë dhe mund të përdoret si pushim për të gjitha automjetet që kalojnë nga Vlora dhe Orikumi në drejtim të Himarës, apo Sarandës etj.
llogara-2Mësohet se tenderi është bërë në muajin maj të këtij viti, por disa firma që janë s’kualifikuar nga procedurat e kanë animuar. Vetëm disa ditë më parë, Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur edhe fituesin, që është një shoqëri me seli në Elbasan.
Sipas këtyre dokumenteve, godina do të jetë e gjitha prej druri. Ajo do të jetë me kolona druri, trarë druri dhe me një çati me tjegulla të lehtësuara. Pamja ballore do të jetë e lartë, duke u ulur nga pjesa e pasme. Në të do të vendosen disa fotografi dhe do të shërbejë si një ekspozitë.
llogara-1Më parë, në të njëjtin vend, ka pasur disa ndërtime, por që janë prishur nga IKMT-ja, pasi nuk kishin leje./a.k
Next Post
Dr. Flori çon vajzën e tij në shkollë (VIDEO)

Dr. Flori çon vajzën e tij në shkollë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com