• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i kinemasë shqiptare bashkon Ballkanin Perëndimor

by A R
17/10/2016 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 17 tetor 2016 në AQSHF, nisën sesionet e punëtorive “Arkivat në Lëvizje” – AIM Workshops, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës Znj. Mirela Kumbaro, Drejtoreshës së ACP-së, Regina Longo, Drejtoreshës së AQSHF-së Elvira Diamanti, Kryetarit të QKK-së, Ilir Butka, Rektorit të AFM Marubi, Kujtim Çashku, Rayan Robert përfaqësues i zyrës së marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane dhe të gjithë ekspertëve të ACP-së dhe pjesëmarrësve të AIM-së .

Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) do të zhvillojë punëtori rajonale trajnimi në Ballkanin Perëndimor për profesionistët e arkivave audiovizive. Këto arkivistë punojnë përtej mundësive për të ruajtur një trashëgimi të rrezikuar audiovizive e që ka pasur shumë pak mundësi të shihet përtej kufijve të rajonit.
Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro u shpreh se “Ministria e Kulturës në ruajtje të trashëgimisë, duke patur parasysh vështirësitë e arkivit e ka mbështetur këtë projekt që në fillesat e tij, ashtu si edhe kemi mbështetur projekte të tjera të AQSHF-së me synimin për t’u treguar brezave jo vetëm një pjesë të historisë, por edhe një vlerë të artit kinematografik shqiptare. Filmi është një nga gjinitë e artit që na bashkon të gjithëve. Njëherësh një nga artet që bashkon të gjitha gjinitë. Gjej rasti të falenderoj Regina Longo-n që nuk rresht së bashkëpunuari për restaurimin e filmave shqiptarë. Do të vazhdojmë të mbështesim edhe në të ardhmen projekte të tilla, që të krijojmë një raport në vazhdimësi për të ardhmen”.
ACP po bashkëpunon me Federatën Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF), Muzeun George Eastman (GEM), AV Geeks, Arkivi i Medias në San Francisco (SFMA), Bibliotekën e Kongresit Amerikan (LOC) dhe Ministria e Kulturës Shqiptare për të nisur Punëtoritë Arkivat në Lëvizje (AIM Workshops).
Rayan Robert përfaqësues i zyrës së marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane u shpreh tejet i nderuar për këtë bashkëpunim. “Unë nuk kuptoj shumë shqip, por nga filmat që kam parë kam mësuar një pjesë të historisë shqiptare dhe mendoj se ky takim me kinemanë e kaluar është e rëndësishme për brezat e rinj që të kuptojnë historinë nëpërmjet filmit”.
Punëtoritë praktike të tipit laborator për profesionistët e arkivave, do të drejtohen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë profesionistë të arkivave audiovizive, të cilët do të dhurojnë kohën dhe ekspertizën e tyre, sepse për ta është e rëndësishme të punojnë me arkivat në rrezik dhe t’i aftësojnë arkivistët në procesin e prezervimit të koleksioneve audiovizive. Qëllimi i AIM është të aftësojë pjesëmarrësit në mënyrë që ato të maksimizojnë burimet që kanë në dispozicion, të punojnë me buxhete të kufizuara dhe numër të pakët punonjësish, dhe në të njejtën kohë të tregojë se si një nismë e vogël e tipit bëje-vetë shkon shumë përtej kur kombinohet me ekspertizën dhe njohuritë bazë të punonjësve të arkivave.
Drejtoresha e AQSHF-së, Elvira Diamanti përshëndeti pjesëmarrësit në këtë punëtori. “Është detyra jonë ta ruajmë dhe mbrojmë këtë trashëgimi të çmuar të historisë sonë të dokumentuar, historisë dhe krijimtarisë kinematografike. Kemi vite që kemi bërë përpjekje për ta shpëtuar dhe sot ndihem e gëzuar që kemi kaq shumë mbështetës në këtë trashëgimi që shumë pak njihet përtej kufijve”.
“Kutia e vogël e kujtimeve që kemi në shtëpi është memoria jonë. Njësoj kështu duhet parë edhe kjo trashëgimi e madhe e AQSHF-së, kjo memorie kolektive, jo vetëm si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, por edhe si përmbledhje e punës së shumë artistëve. Detyra jonë është jo vetëm ta konservojmë, por edhe ta ndajmë me të tjerë”- u shpreh drejtori i QKK, Ilir Butka.
Rektori i AFM Marubi, Kujtim Çashku shprehu idenë e krijimit të një filozofie, një qasje sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë së arkivit, ç’ka ka nisur me projektet e mëparshme dhe këtë sesion trajnimi në AQSHF.

Sesioni i parë intensiv 2 -javor për prezervimin e koleksioneve audiovizive do të mbahet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në Tiranë, nga 17-28 tetor 2016.

Next Post
FOTO/ Greqia kërcënon Shqipërinë, por ja kush janë Forcat tona Speciale

FOTO/ Greqia kërcënon Shqipërinë, por ja kush janë Forcat tona Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com