• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Projekti i “Transballkanikes“, prishen 120 objekte

by A R
31/05/2016 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

120 objekte do të rrafshohen në të dy anët e segmentit rrugor “Transballkanikja“, në Vlorë, për t’i paraprirë zbatimit të projektit të plotë që transformon tërësisht këtë aks, ndër më të rëndësishmit në këtë qytet.

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit(IKMT), që ka nisur pak ditë më parë, po vijon në kushtet e normalitetit. Deri tani, janë prishur më shumë se 50 objekte, kryesisht banesa, si edhe biznese, të ndërtuara në një pjesë të madhe gjatë 25 viteve të fundit.

Pronarët e tyre janë njoftuar sipas afateve të parashikuara nga ligji për këtë aksion, ndërkohë që paralelisht me këtë janë realizuar edhe procedurat e shpronësimit në vlerë financiare.

Burime zyrtare të IKMT bëjnë të ditur për ATSH-në se, aksioni pritet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.

Projekti

Projekti, që ka nisur pak javë më parë, me një vlerë prej rreth 118 milionë lekë(të reja), të akorduara nga qeveria përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, parashikohet të zgjasë rreth 6 muaj deri në përfundim. Në finalizim të punimeve, kjo rrugë, me ndarje në mes, do të plotësohet me ndriçim të lartë dhe pedonal, me gjelbërim, me trotuare, me sinjalistikë horizontale e vertikale, duke përfshirë edhe semaforët.

“Me përfundimin e plotë të punimeve, aksi rrugor i „Transballkanikes“ do të transformohet në një rrugë moderne me të gjitha elementet“, sqaron për ATSH-në kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, i cili shton se, për finalizimin e projektit, është marrë asistenca e arkitektëve të huaj.

Përveçse një rrugë moderne dhe me estetikë, „Transballkanikja“ parashikohet që të jetë edhe funksionale dhe me standarde të larta në pikëpamje të sigurisë, në ndryshim nga gjendja aktuale. Për shkak të mungesës së plotë të sinjalistikës, të ndriçimit etj, në këtë rrugë, gjatë viteve të fundit, janë rregjistruar mjaft aksidente me pasojë vdekjen. Projekti përfshin edhe segmentin e ri, që lidh “Transballkaniken“ me hyrjen e autostradës Levan-Vlorë, ku edhe atje ka përfunduar vendosja e shtyllave dhe ndriçuesve në ndarjen e gjelbëruar të korsive dhe po vazhdojnë punimet paralelisht.

-Historia-

Rruga “Transballkanikja”, është një nga segmentet më të njohura në qytetin e Vlorës. Pas rindërtimit, ajo është shndërruar në një nga dy arteriet kryesore në qytetin e Vlorës, krahas bulevardit. Por, është shumë pak e njohur origjina e emrit të kësaj rruge.

Arkitekti dhe studiuesi Pirro Stefa, thotë se, emërtimi i “Transballkanikes” e ka origjinën tek një plan i Romës zyrtare në vitet 1930-të, për ndërtimin e një linje hekurudhore, ose më saktë të një arterie gjigande komunikimi me destinacion Lindjen. Në projektet e saj, qeveria e kohës e Italisë, synonte ekspasionin drejt Lindjes dhe pjesë e strategjisë përkatëse, ishte edhe ndërtimi i një linje hekurudhore me destinacion Konstandinopojën(Stambollin).

Kjo linjë hekurudhore gjigande, ose më saktë një arterie e madhe që do të niste nga Roma, do të kishte dy degëzime në Ballkan(Shqipëri), njera duke u nisur nga Durrësi dhe tjetra nga Vlora. Ishte një plan që synonte ringjalljen e Perandorisë Romake(Perëndim-Lindje), përmes rivitalizimit të Rrugës së famshme Egnatia. Kjo linjë hekurudhore(që sot përputhet në fakt me Korridorin Paneuropian numër 8), që simbolikisht ndërpritej në Bari dhe Brindisi, do të vazhdonte më pas, nga Vlora dhe Durrësi, drejt Follorinës, Selanikut dhe më tej në Konstandinopojë.

Këtu e ka edhe origjinën emërtimi i “Transballkanikes”, e cila nisi të ndërtohej në vitin 1930, si një trase me gjatësi prej rreth 2.8 km. Zona moçalore e kësaj pjese të qytetit të Vlorës, shtronte domosdoshmërinë e realizimit të një projekti ambicioz, të një traseje që niste nga hyrja e portit dhe vazhdonte për në dalje të qytetit të Vlorës, me drejtim nga Fieri. Në terminologjinë e kohës, gjithë ky projekt gjigand, që mbeti vetëm në letër, u emërtua “Transbalcanica”, ndërkohë që në kujtesën e banorëve të qytetit ky term u shqipërua dhe iu dedikua vetëm segmentit të mësipërm, i cili në fakt ishte edhe objekti i vetëm i realizuar në Shqipëri. (javanews /r.a)

Next Post

Dorëhiqet Elvis Rroshi: Jam dënuar në Itali kur isha minoren, pa dijeninë time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In