• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i tarracave të gjelbra në kryeqytet, bashkia bashkëfinancuese

by Java News
18/04/2018 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i tarracave të gjelbra në kryeqytet do të shtrihet në ndërtesat publike dhe private, ku Bashkia e Tiranës do të jetë bashkëfinancuese. Pas projektit të parë të realizuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit i është shtuar një tjetër tarracë e gjelbër, ajo e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ide do të zbatohet edhe në godina të tjera në kryeqytet.

“Shumë prej ndërtesave publike në Tiranë si ministritë, institucione varësie apo drejtori, mund të kenë një mikro-hapësirë, një lulishte në nivelin vertikal. Sot të gjithë po flasim për pyje orbitale dhe pyje vertikale, pra si mund të ndërtojmë një oaz gjelbërimi në tarracën e secilës prej ndërtesave publike”, tha Veliaj.

Për realizimin e këtij projekti që fut edhe një kulturë të re në mënyrën e projektimit të ndërtesave, Bashkia e Tiranës po shqyrton disa propozime. “Propozimi i parë është të vijojmë me të gjithë ndërtesat publike, çka më pas të ndiqet nga ndërtesat private. Propozimi i dytë është që tarracat e gjelbra në ndërtesat private t’i bëjmë me bashkëfinacim. Sot fatmirësisht, GEF, Europol dhe Ekolëvizja kanë qenë bashkëfinancuesit e ndihmuesit e kësaj përpjekje, por në ndërtesat private këtë mund ta bëjmë fare mirë me fondin e komuniteteve, ku administratori i zgjedhur i pallatit vjen të aplikojë. Ne i japim një manual se si mund të bëhet tarraca e gjelbër dhe më pas bëjmë bashkëfinancimin, 50% Bashkia dhe 50% banorët”, u shpreh ai.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në bashkëpunim me administratorët e zgjedhur, të aplikojnë për projekte të tilla, të cilat jo vetëm do të përmirësojnë anën estetike të godinave, por njëkohësisht do të përmirësojnë eficencën e energjisë dhe cilësinë e ajrit. “Tarracat janë pjesë e një bashkëpronësie. Koha kur i forti i pallatit që mendon se tarraca është e vetja dhe mund të shpojë një vrimë apo të zaptojë hapësirën, ka marrë fund. Sot ka ardhur koha që administratori, si zëdhënës i atij komuniteti, të vijë në Bashki, jo vetëm të marrë në zotërim tarracën, por edhe të zbatojë projekte të tilla”, tha Veliaj, teksa vlerësoi Fakultetin e Arkitekturës dhe të Urbanistikës që përqafuan këtë nismë.

“Nuk besoj se do kishte një vend më simbolik se sa kjo hapësirë për të vijuar pilotimin tonë me tarracat e gjelbra në Tiranë. Këtu përgatiten arkitektët dhe urbanistët e ardhshëm, ata që kanë detyrë të çojnë qytetin tonë në nivelin tjetër të mirëqenies. Tirana është një qytet që rritet çdo vit me 30 mijë banorë, që çdo vit ka nevojë për 6-7 mijë apartamente, që shtohet numri i makinave. Por, nëse ka vullnet, ka edhe zgjidhje për shumë prej këtyre problematikave”, vijoi kryebashkiaku. Veliaj tha se rritja është gjithmonë sfidë, por edhe një mundësi zhvillimi, ndërsa u shpreh optimist për realizimin e praktikave të punës nga studentët e këtij fakulteti në Bashkinë e Tiranës.

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe kompanitë private që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe shprehu bindjen se ky është vetëm fillimi. “Ne kurorëzojmë me sukses një bashkëpunim shumë të rëndësishëm midis Universitetit Politeknik, Fakultetit të Arkitekturës dhe Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me kompanitë e njohura shqiptare, për të parë të realizuar sot këtë tarracë të gjelbëruar. Është një mundësi shumë e mirë që bashkia, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, të krijojë lidhje të ngushta, jo vetëm me stafin akademik, por edhe me studentët, për të gjetur këtu specialistët e ardhshëm të saj”, tha Maliqari.

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Florian Nepravishta, u shpreh se projekti i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të jetë një nga udhërrëfyesit në të ardhmen edhe për projektimin e godinave të banimit. Për rikualifikimin e tarracës së gjelbër tek Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhanë një kontribut të rëndësishëm edhe GEF/UNDP, Eurocol, Ekolëvizja dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.

a.ç

Next Post
Shqipja gjuhë zyrtare, ligji mund të hyjë në fuqi edhe pa firmën e Ivanov

Shqipja gjuhë zyrtare, ligji mund të hyjë në fuqi edhe pa firmën e Ivanov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com