Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të Martë në konkursin për projektin e stadiumit në qytetin e Korçës.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë falënderoi arkitektin Peter Ëilson i cili sipas Ramës është nismëtari i bashkëpunimit me skuadrat e huaja që kanë lënë gjurmët e tyre në projektet më të bukura të Korçës dhe jo vetëm.
Sipas Ramës, ky stadium që do të ndërtohet duhet të jetë përtej projekteve të zakonshme.
“Kemi një potencial të madh zhvillimi dhe progresi nëse arrijmë të bashkojmë forcat. Ambicia për të transformuar sportin dhe futbollin në radhë të parë me një mundësi të shtuar për turizmin duke ofruar infrastrutkutrë për skuadrat e huaja që do të vijnë të stërviten në Shqipëri. Korça do jetë e para në këtë rrugë të re, duke sjellë një vlerë të shtuar ekonomike për qytetin.
Në këtë kontekst dua të shtoj se kërkesa që u kemi bërë arkitektëve në këto konkurse është pikërisht që të shohin përtej shkallëve të stadiumit apo fushës së blertë duke ofruar më shumë sesa thjesht aktivitetin e ndeshjeve të ditës së dielës. Dua të falënderoj të gjitha studiot që shprehën interes, arkitektë dhe studiues me shumë përvojë dhe po zgjerohet skuadra që punon për projektet në Shqipëri dhe po zgjerojnë edhe më shumë edhe ofertën për zhvillim urban.
Në fund fare kam një falënderim të posaçëm për njërin arkitekt që është pionier për hapjen e rrugës të bashkëpunimit tonë dhe ka lënë gjurmën e tij jo vetëm me ndërtimin e ca objekteve këtu në Korçë, por duke asistuar me ide dhe konsulencë, Peter Ëilson i cili patjetër ka vendin e tij në historinë e arkitekturës bashkëkohore, është pjesë e zhvillimit dhe transformimit të Shqipërisë, jo për pak vite, por për shekujt që vijnë”, deklaroi Rama.
/a.r